Krem pastiçerie me kakao
400 ml. pana e freskët
400 ml. qumësht
5 të verdha veze
100 gr. sheqer
100 gr. niseshte orizi ose misri
100 gr. kakao
1 shkop vanilje e freskët (në munges vanilje pluhur)
disa lëkura limoni
Qumshtin bashkojeni me panën me farat e vaniljes së freskët dhe lëkurat e limoni dhe vendoseni të ngrohet, kur të jet gati kullojeni dhe ruajeni mënjanë.
Rrihni vezët me sheqerin dhe shtoni duke situr kakaon dhe niseshten. Përzijeni mirë dhe shtoni nja dy garuzhde nga qumshti i ngrohtë. Përziejini mirë dhe gjithë masën trasferojeni te qumshti. Vendoseni përseri në zjarrë dhe përzijeni derisa të trashet plotësishtë. Kur të jet gati hidheni në një enë tjetër dhe mbulojeni me qese kuzhine. Lëreni të ftohet dhe vendoseni në frigorifer për ta përdorur më pas për përgatitjet tuaja.