Oriz me qumësht- sultjash
Dhe sot me një ëmbëlsirë që ka shoqëruar fëmijrin tonë. Unë e përgatis shpesh në dimër për ta konsumuar si të ngrohtë ashtu dhe të ftohtë.
200 gr oriz
1 lt. qumësht
200 gr. sheqer të bardhë ose kaf
pak vanilje
kanell sa mjafton
Vendosni orizin të ziej me 400 ml ujë në zjarrë të avashët dhe sapo uji fillojë të shteroj, shtoni qumshtin dhe lëreni të ziejë në zjarr të ulët duke e përzier herë pas here që mos ju ngjitet. Kur shikoni që qumshti është përgjysmuar, shtoni sheqerin dhe vaniljen dhe vazhdoni zjerjen deri kur shikoni që orizin është shkriftuar dhe masa është trashur dhe është bërë e kremtë. Ndajeni në tasa individul dhe lëreni të ftohet. Para se ta shërbeni spërkateni sipër me kanell.
Ju Bëftë mirë 🙂
Te lumshin duart, tamam për te diele.
Faleminderit