Shishqebap viçi
Të gjithë dimë të bëjmë shishqebap por sekreti im qëndron te marinimi. Mishin që kam përdorur e lëj të marinohet mirë në mustard, vaj ulliri dhe erëza. Nëse i piqni në zgarë shtoini dhe një lugë mjatë ose sheqer kaf. Mishi i marinuar në këtë mënyre do të rri më i butë dhe me shumë aromë.
Për rreth 20 cop
1 kg. mish viçi tul
300 gr. mustard
4-5 lugë vaj ulliri ekstra i virgjër
piper i zi
pak kripë
pak rigon
3-4 karrota
3-4 speca jeshil
2 kungulleshka
Prisni mishin në kubik dhe vendoseni në një enë të bollshme. Shtoni sipër tijë kripë, piper të zi të bluar në çast, rigon, vajin e ullirit dhe mustardën. Përzijini mirë derisa të gjithë përbërësit të lidhen me njëri -tjetrin. Mbulojeni enën me një qese kuzhine dhe vendoseni në frigorifer të pushoje per rreth 4-5 orë ose gjithë natën.
Pas kësaj, prisni karrotat në feta, specin dhe kungulleshkat në një formë të rregullt. Kalojini në shkopin e shishqepabit, përbërësit të alternuar midis tyre (mish-karrota-mish- kungulleshka dhe speca ). Vazhdoni kështu për të gjithë pjesën e mbetur të përbërësve.
Në këtë pikë mundë të veproni në dy opsione, ti piqni në zgarë dhe kjo do ishte ideale ose në furrë në 180° për rreth 30-40 minuta.
Shërbejini të ngrota me një garniturë patetesh furre.
Ju bëftë mirë 🙂