Rosto gici me mollë dhe qepujka
Kjo është nje pjatë festash plot shije dhe aromë. Mollët e pjekura në furrë sëbashku me qepujkat i japin mishit një shije ideale.
1 rosto gici rreth 1 kg.
gjysëm kile mollë majoshe
1 kg. qepujka
200 gr. pançet e prer në kubik
2 lugë gjalpë në temperatur ambienti
pak kripë dhe piper të zi
1 lugë vaj ulliri
erëza të ndryshme (rozmarin, rigon, koper, dafin)
1 gotë verë të bardhë
1 limon
Gjalpin e zbutur përziejeni me 2 lugë të vogla kripë dhe pak piper të zi. Përzijeni dhe lyeni roston me të mirë nga të gjitha anët.
Pastroni mirë mollët dhe pritini në thela të mëdha. Qëroni qepujkat. Në një tavë të bollshme vendosni roston, shtoni sipër saj një gotë verë të bardhë, lëngun e një limoni. Anash vendosni mollët dhe qepujkat, kriposini shtoni pipër të zi, pak vaj ulliri, degët e rozmarinës, disa gjethe dafine, rigonë, pançetën dhe vendoseni të piqet në furrën e nxehur më parë në 160° për rreth 1 orë e gjysëm. Njomni herë pas here mishin me lëngun që ka lëshuar. Shërbejeni të ngrohtë me kopër sipër dhe të shoqëruar me lëngun e saj dhe mollët e qepujkat si garniturë.
Ju bëftë mirë 🙂