Emma- pjesa 5
***
Hyri me shpejtesine dhe nxitimin e perhershem tek dera dhe e gatshme per buzeqeshjen e njohur te recepsionistit u drejtua per aty…….Emma!!!!U degjua nje klithme nga pas saj .E dashur ! i terhoqi vemendjen embel ai…..ohhhh te me falesh Nik ,por …nuk eshte faji im per vonesen !
Po kjo plage ne balle,je mire ? e pyeti ai duke u afruar.
…mjaft mire ,peshperiti ajo.
U bera merak,i kam rene telefonit kush e di se sa here …..nuk e ke degjuar?
ahhhhhh …lere …..pesova nje incident sapo dola nga dera e shtepise ,nje perplasje e vogel dhe ja ….me nje pulle ne balle per te me kujtuar se ….duhet te pranoj qe kam hyre ne klubin e qorrave dhe te marr nje pale syze per syte e mi te bukur…perfundimisht.
Tjetri qeshi me te madhe …..mos vdeksh kurre ,ti dhe humori jot! Je fantastike ….ta kam thene …..po,ma ke thene,ia ktheu ajo por je i vonuar ,ai qeshi serisht….e dashur,kam nevoje per ty!
Jam ketu, gjithe veshe ,ti e di qe mund te bazohesh tek une, ju jeni shtepia ime e dyte ..
Per çfare behet fjale tha ajo tek po uleshin .
Dukeshin qe nga menyra se si i kishte hedhur doren rreth mesit ,tek iknin , qe kishte nje lidhje te forte dhe miqesore midis tyre.Kuptoheshin dhe interesoheshin vertet per njeri tjetrin …a thua se kishin nje jete bashke !
Ta them sapo te porosis …çfare t’ju ofroj? …..ate bukuroshin atje, qeshi ajo duke pare nga banaku, jam e mrekulluar me te.Djali qe degjonte buzeqeshi dhe iu afrua….çfare mund te bej per ju?
Shiko, shiko ….do t’me beje xheloz, shko mor pirdhu , i tha me dashamiresi ai, na sill ndonje kafe …i tregoi banakun Niku..
E di qe je e dashur ketu?! Duhet te fus ne staf …punojne me qef kur te shohin …
Tani e dashur Em’…ka ardhur koha per nje rigjenerim ne shtepine tone …..dhe une kam folur me disa vete , por besim kam vetem tek ti, nqs ti mundesh, dua ta marresh persiper ti kete rigjenerim ….stafin tend,zgjidhe vete.
Po ….e kuptova ……a mund t’me thuash diçka me shume se kaq ?
Asgje,perveòse dua qe kur ta hap, dua te jete si i ri ,persa te perket ty,une te jap buxhetin dhe ti ben nderhyrjet …e thjeshte …..
Ajo qeshi ,per ty i le te gjitha menjane akoma dhe veten .I shkelqenin syte! Ai fustan ne ngjyre bizele te lehte ,me ate dekolte pak te hapur,ai gjerdan perlash qe vetetinte ate drite te kuqe, sec krijonin nje magji rreth saj .Syte i ishin kthyer ne dy burime te smarakdhenjte ……te thelle,te mistershem.
Kur mbaruan, syte e Nikut e ndiqnin te mahnitur. Mbi taka trupi i saj i gjate dhe karakteristik …..vetetinte. E ku mos te aksidentosh me keto taka e dashur …mendoi ,por akoma nuk dinte sekretin e bagazhit ku banonin takat e saj . Nuk ishte nga femrat qe mund t’i thoshe …uaauuuu e bukur ,me shikimin e pare ,por ishte nga ato qe kur uleshe prane saj filloje dhe shihje ate bukuri qe tejkalonte kufinjte e syrit te pare .Ajo ishte nga ato femra qe ishin vertet te bukura!
Doli nga dera me dosjen e madhe te Hotelit dhe gjithcka i duhej per studim .
Kishte shume kohe qe nuk arrinte te merrte fryme ,por i pelqente ky aksion i pergjithshem,jeta e saj nuk kishte kuptim pa pune!
Cudi !Jeta ishte vertet nje suprize! Atje ku kishte vendosur se nuk do punonte me ne menyre te tille kanibale,pikerisht aty fillun kerkesat ,ne fillim Niku dhe me pas Eva , mbasi kishte kuptuar se kishte te bente me nje miniere ari dhe bashkepunimi me te ishte nje hapje interesante e axhentes se saj.
Rruges telefoni i binte papushim,por ishte e ndaluar te fliste ne oren e timonit. I vellai e kerkonte si i marre, ndaloi ne nje xhep dhe e thirri …..ku je o goc,ku je,me bere si te marre…
Hej dreq,si nuk me lene nje sekonte te fshihem ?! Nuk pesoj gje jo,nuk ka ardhur ora akoma,e takova sot ….tha ajo…
ke???per ke po flet ,pyeti i habitur i vellai.
Ate pra ….larg qoftin, sapo me ciku dhe me tha qe ….nuk eshte ora ime …..iku.
Moj, ti ke shkalluar apo me duket,ke takove?
Bera nje incident para shtepise para pak ….por pa deme, tregonte ajo deh qeshte.
Cfare??aksident????? Nga e gjete makinen ne ate zgaver …mendoja se aty kish vetem lepuj ….
Po ka ca ,c’eshte e drejta ,por vetem lepuj nuk jane !!!!hahaaaaa
Nejse ….je mire?
Mire jam,po perse me morre se mbytem,kam shume pune …
Per te pare o njeri ,me morri malli, ti nuk dukesh, une e urrej pluhurin ..
Po, e kam menduar …..duhet te shtroj rrugen,duhet,do ta bej qe sot qe kur te vish te jete gati , mbaroi ajo.
Ik o e cmenduuuur! Degjo …hajde,te presim …
Nuk mund te vi, seriozisht,mbytem ,por te Shtunen ,ju pres te gjitheve ketu,eshte nje mrekulli…ke kohe pa ardhur ..do te beje per vete,ke per te pare……komshi,e ngacmoi ajo kastile.
E mire ..ma prishe mendjen ,c’te them ….jo per komshi ejjjjjjjjj,per Te shtunen! Ajo u shkri.
Ditet e saj .
Ditet e saj te mbushura adrenaline .
Per te qeshur..
Nje jete qe i fali por duke i paguar me nje cmim te majme .
Mendoi se ne takimin e fundit me te ….do i jepte doren e do putheshin si dy bashkudhetare te kenaqura ,te pakten ,keshtu mendonte, se kishte lene pas kercenimin e ankthit,stresit,nxitimit dhe crregullimit te memories.Por ,kjo ishte jeta e saj!Nuk mund te jetonte pa aktivitet.
Mashtruse ….i tha vetes,je mashtrusja me e embel ne bote!Magjia jote mpin trupin tim dhe me ben te leshohem ne duart e tua,harroj c’dua,harroj c’jam e c’them,harroj dhe vazhdoj te kerkoj ate qe ti duhet te me japesh ,per tu ndier mire .Ti dhe une e dime me mire se askush!Nuk mund te luaj rolin e nje plake te mocme!Nuk me beson askush!!!
Vitet iknin nxituar si trenat e kuq,por ajo bagazhet i kish ne te ,gjithmone e gatshme per nje udhetim tjeter.
Para se te flinte hapi posten .I hodhi nje sy rreshqanthi per te thene se i pa ,ndaloi tek te rendesishmet dhe beri sikur i lexoi,ishte e lodhur dhe donte gjume .
Te gjitha kishin thirrjen e njohur ……ejjjjjj ,ku ndodhesh……rron????
Nuk kishin faj ,ajo zhdukej mes letrash dhe iluzionesh fantastike ,por rikthehej per t’i kenaqur te gjithe ……ndaj ….donte gjume tani….
Ne shtepi dritat ishin fikur dhe ora kishte shkuar vone .Krevati ishte i embel dhe vinte ere e mire .U shtri dhe mbylli syte duke dashur te sillte ne mend diten e saj ,por nje fytyre i pengoi pamjen ….fytyra e tij …i hapi dhe kapi veten per nje cast ta kish harruar ate.
Dhe te dua,nuk mundem ,ai vjen pa trokitur,nuk e di nga dreqin hyn dhe me rri ketu mbi koke a thua se pret dicka dhe buzeqesh,a thua se do e marre!
….e dashur ….ke rrjedhur ….ti apo ai do ?????…..i foli vetes.
Ai!!!!!!! klithi …..mire pra ,ai ….mos bertit se po e zgjon ,nuk fle shume larg teje .
Mbylli syte ,fli …..neser ai eshte aty …dhe ti sigurisht .Mbyll syte dhe imagjino ate cfare deshiron ….dhe keshtu beri …..mengjesi erdhi shpejt per te,drita e pare binte pikerisht ne dritaren e saj …..u zgjua .
Era e kafes te cante hundet .
Miremengjesi Irma,babi …iku??Pyeti ajo.
Po, pa gdhire mire doli ….nuk deshi te zgjonte.
Ne rregull.Me servir nje kafe jashte te lutem ,kam shume pune sot.
Nxorri nga canta dosjet dhe u drejtua per jashte tek tavolina e kopeshtit.Pa se lulet ishin vene dhe ne anen tjeter te rruges ,tamam ashtu sic ishin vene ne krahun tjeter…..kjo eshte pune e babit …mendoi ,nuk rri rahat kur vjen ketu.
Irma erdhi me kupen e kafes dhe kekun e mengjesit,po kafja jote?e pyeti Emma …e kam brenda ,ndoshta ke pune! Tha Irma e ndrojtur.
….Irma ,merr kupen dhe hajde ketu prane meje …i beri me koke ajo karriken .
Irma e bindur e morri kupen dhe u ul prane saj .
Duhet te them une qe te ulesh??
Irma e Sof’ias !
Kaq vjet dhe ajo ne dhera te huaja dhe ja perfundimisht ketu,ne nje Atdhe qe nuk ishte i saji por gjente veten shume mire,shpesh thoshte se donte te vdiste ketu,te varrosej prane varreve te tyre,nuk i kishte ngelur njeri,njeriu i vetem i saj ishte Emma,kishte kaq vjet qe e njihte ,i kishte lidhur dhimbja ato te dyja,humbja,vdekja.Irma vinte ne te njejtin grup ku shkonte dhe Emma.
Asaj i kishin vdekur ne aksident rrugor 2 femijet dhe burri.Ne Bullgari, Sofie nuk kishte askend me pervecse shtepine e tyre ku kishin kaluar kaq vite.Nje jete te bukur plot mbresa dhe gezime.Jetonte ne mes te piaces se madhe ne mes te Sofias ,ne nje pallat madheshtor,por ajo nuk donte te kthehej me atje per te jetuar,vetem kur shkonin te dyja !
Irma ishte lidhur shume me Emmen, e ndihmonte dhe e konsideronte si vajzen e saj ,e priste dhe e percillte.Mbas ikjes se Rikut dhe me njohjen e Irmes,ajo e ftoi te jetonin bashke ne nje apartament qe per te tashme ishte i madh !I bente shoqeri dhe i mblidhte mendjen .
Emma ishte e ngarkuar me pune te ndryshme ne vende te ndryshme te botes ,por qendra e saj ishte atje,tek Irma dhe keshtu kur vendosi te kthehej,Irma vendosi te vinte me te ne Shqiperi,lidhja e vetme e saj ishte Emma,ishte femija i saj i adoptuar,qenia me te ,e bente te lumtur ,i jepte gezim,shprese dhe synim.
Koke kuqe dhe topulake ajo i rrinte pas Emmes tamam si nje nene e vertete.Ishte e cuditshme sa mire kuptoheshin dhe sa shume duheshin te dyja.Ishte ajo qe quajme …kimia .
Te Shtunen vjen Deni me Danen ,kemi miq ,qeshi ajo, keshtu qe ti sot do marresh makinen dhe do shkosh te marresh cfare mendon se na duhet,eshte e pamundur te te shoqeroj sot!Shko rregullo dhe floket e di qe e ke merak ,tako dhe ndonje shok …..e ngacmoi ajo …une s’kam problem …..Irma buzeqeshi .
I kishte kaluar te 60 por kishte nje stil te vecante ,ishte femer klas sic i thoshte Emma.
Irma kishte punuar per vite me rradhe ne Televizionin shteteror,ishte nje nder kameramanet me te njohura.Bukuria e saj kish bere shpesh ta kerkonin per te dale para tyre por …..ajo nuk pranonte.E bente me dashuri punen e saj ,me pathos,ndihej mire kur vinin spikerat me te njohura dhe kerkonin ne stafin e tyre ate .Dinte te bente profilet me te bukura ,akoma dhe tek njerez te shemtuara ,ishte nje mjeshtre e vertete e figures!E terhiqte bukuria qe aspak nuk i mungonte as asaj.
Here here e ngacmonte duke i thene ….duhet kerkuar prejardhja jote…..me siguri do kesh ndonje cike gjak blu,syte e tu boje qielli,floket e kuq,kjo lekure e bardhe e tej dukshme me tregon per nje prejardhje fisnike .
Irma qeshte,ishte gruaja me e urte qe kishte njohur ndonjehere .Ne te dyja bejme nje dyshe fantastike,nje e cmendur me nje te urte ,i thoshte ajo,por Irma gjithmone e heshtur pohonte ose mohonte me koke.
Shpesh kapte te jatin t’i hidhte ndonje sy adhurimi ….i pelqente Irma,por ….kjo gjuhe e shkrete ,ankohej
ai,nuk me le te flas sic dua.
Irma mbushi dhe njehere kupen e Emmes,morri diskun dhe per pak u shfaq para saj e veshur dhe e rregulluar,ia kish enda shetitjen ne dyqanet e kryeqytetit,i pelqenin njerezit atje,i kujtonin Sofien e saj.
Kalofsh mire!Kujdes makinat,ketu ke te besh me aviatore ,besoj se e ke kuptuar.
I tundi doren dhe u fut ne Fiatin e saj te vogel,tamam per te .
Kur vinte nuk pushonte se foluri per Tiranen,per njerez te bukur .
PS:Vashdon në kapituj të tjerë ….Valbona Duraj