Limoni kundra pikave të zeza dhe zbardhjes së lëkurës nga njollat
Një ” recet” që vjen nga interneti. Vajza të shumta blogere, sidomos ato amerikane që meren me përgatitjen e produkteve natyrale në kushtet e shtëpis kan shpërndarë këtë formulë të thjeshtë por tepër efikase. Sidomos për ato femra që skan shumë kohë në dispozicion për tu kujdesur për veten. Mjafton pak minuta për të pasur një lëkurë perfekte pa njolla dhe pika të zeza. E kam testuar vetë per 1 muaj dhe më ka dhënë rezultate të shkëlqyera sidomos për pikat e zeza.
Përbërësit:
gjysëm limoni
1 lugë të vogël sheqer kaf
1 lugë të vogël mjaltë.
Përgatitja:
Gjysmën e limonit vendoseni në frigorifer te ngrirja derisa të ngrijë plotësishtë. Nxireni dhe sipër vendosi lugën e mjaltit dhe sheqerin. Fërkoni me të gjithë fytyrën dhe sidomosë në zonat si hunda, balli dhe mjekra. Përsëriteni këtë ritual një herë në 3-4 ditë për ato që kanë fytyrën e yndyrshme dhe për ju me fytyrë më delikate një herë në javë.
🙂