Peshk në kore kripe
Të gatuash peshkun në kore kripe është një teknik gatimi që e lejon peshkun të mbajë një mish të butë dhe shumë të shijshëm.
1 peshkë rreth 1 kg,në rastin tim një koc e egër
1 kg. kripë e trashë
500 gr. kripë e imët
2 limona
4 të bardha veze
1 deg rozmarin
2 gjethe dafine
3-4 thelpinjë hurdhëra
Peshkun pastrojeni vetëm nga të brëndëshmet, ndërsa lëkurën mos ja zhvishni nga luspat. Mbusheni barkun e tije me disa thelpinjë hurdhre,degën e rozmarinës dhe gjethe dafine. Formoni të bardhat në shkumë dhe shtoni në të lëkura e limoni të grira imët (vetëm pjesën e verdhë), përzijeni. Bashkoni të dy kripërat dhe shtoni në të dhe shkumën e vezëve. Përzijini përbërësit derisa të bëhet një masë e njomë. Vishni një tavë furre me letër dhe vendosni pak nga kripa në të, vendosni sipër saj peshkun dhe mbulojeni me pjesën tjetër të kripës. Ngjesheni mirë me duar duke i dhënë formën e peshkut. Bëni kujdes mos lini asnjë hapësir të pa mbuluar me kripë. Vendoseni të piqet në furrën e nxehur më parë ne 180° për 35-45 minuta. Më pas hiqeni nga furra dhe thyeni koren e tijë me diçka të fortë. Në ajër do ndjeni aromën e mirë të peshkut të aromantizura nga erëzat në barkun e tijë. Sfiletojeni dhe shërbejeni me pak vaj ulliri,piper të zi dhe ndonjë perime për garniture.
Ju Bëftë mirë 🙂
Shënim: për një peshk rreth 1 kg koha e pjekjes së tij varion nderi në 45 minuta. Ndërsa për një peshk rreth 800 gr janë të mjaftueshme rreth 30 minuta pjekje. Kjo teknik gatimi është shumë e shëndetshme dhe tepër dietike.