Biskota me sherbet
Biskotat e vegjëlis,biskotat e dashura me shërbet që mamat ose gjyshet na i përgatisnin me aq dashuri.Eh sa kujtime mbas këtyre biskotave.
1 kg biskota të thata
400 gr sheqer
500 ml ujë
pak gjalpë
pak vanilje
Rreshtojini biskotat në një tavë dhe sipër çdo njerës vendosni pakëz gjalpë. Vendosini në furrë që të theken mirë për disa minuta derisa shikoni që kanë marrë ngjyrë të bukur të artë. Ndërkohë përgatisni sherbetin duke tretur në ujë sheqerin dhe vaniljen dhe vendosini mbi zjarrë të ziejë. Lëreni 10 minuta mbasë valës së parë. Lëreni të ftohet pasksa sherbeti dhe shtojani sipër biskotave. Mbylleni tavën me një tjetër dhe lërini biskotat të zbuten.
Ju bëftë mirë 🙂