Bërxolla me domate të tiganisura
Gatimet e thjeshta japin rezultate të shkëlqyera.Në këtë pjatë domatet e tiganisura si garniturë i japin mishit një shije të embël- të tharët që shkon tej mase.
2 bërxolla viçi
domate qershizë të pashkëputura nga dega
1 lugë gjalpë i tretur
1 thelpi hurdhër
pak kripë dhe piper i zi
disa gjethe sherebel
Në një tigan që nuk ngjitë vendosni gjalpin të aromantizohet me një thelpi hurdhër dhe disa gjethe sherebel.Vendosni në të domatet e lara por të pa shkëputura nga bishti.Lërini të gatuhen në zjarrë të lartë për disa minuta.Kriposini.Sapo shikoni që ato janë karamelizuar hiqini dhe ruajini mënjanë.Hiqni hurdhrën dhe fletët e sherebelit tashmë të skuqura dhe shtoni përseri pak gjalpë dhe disa flet sherebeli të reja.Vendosni bërxollën dhe skuqeni 4 minuta në çdo anë.Fikni zjarrin,shtoni kripë dhe piper të zi.Shërbejini të ngrohta me garniturë.
Ju bëftë mirë 🙂