Supë krem me kërpudha
Si të gjitha supërat krem dhe supa me kërpudha bëhet njësoj.Shtimi i panës mbetet në zgjedhjen tuaj.Unë mundohem ta bëj gjithmone pa të.
600 gr kërpudha varietetin që dëshironi
1 patate mesatare
1 presh vetëm pjesa e bardhë
kripë dhe piper i zi
pak koper
pak vaj ulliri
800 ml lënge vegjetal ose mishi
Prisni preshin në feta.Pastroni kërpudhat dhe bashkë me bishni pritini në copa të vogla.Qëroni pataten dhe priteni në copa.Vendosni të kaurdisen preshi me pak vaj ulliri dhe kërpudhat.Kaurdisini bashkë disa sekonda dhe shtoni patatet.Kriposni,shtoni piper të zi dhe lëngun vegjetal ose të mishit nëse keni përdorur atë.Lëreni të ziejnë në zjarrë të avashët për 15 -20 minuta.Hiqeni dhe grijeni masën me mikserin në zhytje derisa të behet krem.Spërkateni me koper të grirë imët dhe shërbejeni. Sipas deshirës para se ta grini i shtoni pana kuzhine.
Ju bëftë mirë 🙂