Sot gatuan Floriana
Në rubrikën ” Sot Gatuan…” Floriana Shala Haxhijaha sjellë recetën e Oriz basmati me karkaleca dhe speca.
Përbërësit për 2 persona
1 gotë oriz basmati
300 gr karkaleca
2 speca jeshile
2 thelpinjë hudhër
vaj ulliri
kripë
piper i zi
Përgatitja:
Vendosni specat e prera në copa të vogla,karkalecat e pastruara dhe hurdhrën e grirë imët të kaurdisen me pak vaj ulliri.Kaurdisini për pak sekonda,shtoni kripë dhe piper të zi
Veçmas vendosni orizin basmati të zieje me 1 gotë ujë dhe pak kripë.Kur orizi të jet gati,vendoseni në një pjatë dhe sipër hidhni salcën me karkaleca dhe speca.
Ju bëftë mirë 🙂