Gjel deti i mbushur me agrume
Një pjatë festash,miqsh dhe atmosfere shtëpie.
1 gjel rreth 3 kile
100 gr gjalpë temperaturë ambjenti
kripë dhe piper të zi
1 gotë vere të bardhë
2 limona
2 portokalle
2 mandarina
1 mollë
pak vaj ulliri
disa deg trumëz
disa gjethe sherebel
pak majdanozë
një tufë e vogël rozmarin
700 ml lëng vegjetal
Pastroni mirë gjelin e detit nga ndonjë pupël dhe papasterti.Thajani ujin e tepërt me letër kuzhine.
Kriposni gjalpin që është zbutur.Grini imët sherebelin,majdanozin,dhe trumëzë dhe bashkojini me gjalpin.Shtoni dhe pak piper të zi,lëkurën e një limoni të grirë imët dhe të portokallit.Bëni kujdes vetëm pjesën e tyre të siperme jo të bardhena pasi është e hidhur. Përzijeni mirë gjalpin derisa aromat të jenë lidhur mirë.Lyeni mirë me gjalpin nga të gjitha anët gjelin mundohuni ti fusni dhe ca poshtë lëkurës së tijë nga pjesa e qafës.Në këtë mënyrë do të përhapet në brëndesi të gjoksit dhe do e mbajë mishin e tijë edhe me të butë.Nëse keni kohë lëreni rreth 2 orë të pushojë,ideale do ishte nëse e përgatisni një natë më parë.Mbusheni brenda me limon,portokall,mandarina dhe mollë të prera në gjysëm dhe mbyllni fundin e tijë me një spango kuzhine ose me kunja druri
Vendoseni të piqet në furren e nxehur më pare ne 180° duke shtuare sipër dhe pak vaj ulliri në mënyre që gjalpi mos digjet shpejtë,gotën me verë dhe lëngun e një limoni.Vendosni në tavë dhe disa deg rosmarin për aromë.Lëreni për rreth 30-40 minuta deri sa të ketë marrë pak ngjyrë te pjekur..Ulini gradët e furres në 140° dhe lëreni të piqet për rreth 2 orë.Duhet ta njomëni çdo 30 minuta ose dhe me shpeshë me lëngun e tijë dhe lëngun vegjetalë.Nga fundi nëse e doni edhe pak më të kuqerremtë,çojini gradët te maksimumi dhe lëreni të skuqet mirë per 10 minuta.Fikeni sobën dhe lëreni të pushojë disi në këte mënyrë gjithë lëngjet dhe shijet do bashkohen me njëra tjetrën.
Shërbejeni të ngrohtë me salca shoqëruese.
Ju bëftë mirë 🙂