Finok të furrës me ullinjë
Një garniturë shumë e shijshme për të shoqëruar filetot mishit ose të peshkut.
finok
një dorë ullinjë kallamata pa bërthamë
pak vaj ulliri
pak rigon
pak kripë dhe piper i zi
Lani finokët dhe pritini bishtin,pritini në feta shumë të holla.Vendosini në një tavë me letër furre poshtë dhe marinojini me kripë,piper të zi të bluar në moment dhe pak vaj ulliri.Piqini në furren e nxehur më parë në 200° për 15-20 minuta.Hiqini vendosini në një enë,shtojini rigon, ullinjtë dhe akoma pak vaj ulliri.Përzijini dhe shërbejini si garniturë.
Ju bëftë mirë 🙂