5 maska natyrale për aknet dhe pikat e zeza
Ju kamë thënë vajza eshtë e diel dhe të dielën kemi kujdesin ndaj vetes.Sot një bonus për ditët që kam munguar,me 5 maska natyrale për trajtimin e fytyrës për pikat e zeza dhe aknet
Maska me limon:
Bashkonin të bardhën e vezës me lëngun e gjysem limoni.Përzijeni mirë dhe vendoseni në fyturë.Prisni 10 minuta sa ajo të mpikset dhe të filloni të ndjeni që ju tërheq lëkuren dhe shpërlaheni me ujë tv vakur.Aplikojeni në fytyre 1 herë në javë.
Maska me luleshtrydhe:
5-6 luleshtrydhe grijini në mikser me të bardhen e një veze dhe rreth 1 lugë mjaltë.Vendoseni në fytyrë për rreth 20 minuta.Shpërlaheni me ujë të ftohtë.Mundë ta përgatisni dhe dy herë në jave,është delikate dhe aciditeti i luleshtrydheve ju ndihmone për mbylljen e poreve.
Maska me miell tërshëre:
1 luge kos përzijeni me 1 lugë lënge limoni dhe 2 lugë miell tërshëre.Përzijeni derisa të kini një masë të trashë.Vendoseni në fytyrë dhe mbajeni derisa ajo të thahet komplet.Shpërlaheni me ujë të ftohtë.Mundë ta përdorni dhe përdite para se të flini gjumë.
Maska me ananas dhe mjaltë
Disa copa ananas të pjekur mirë grijini në mikser duke shtuar dhe një lugë mjaltë.Aplikojeni maskën në fytyrë dhe mbajeni rrethe 20 minuta.Shpërlaheni me ujë të ftohtë,.Mundë ta aplikoni në fytyre dhe dy herë në javv.
Maska me aloe vera:
50 gr xhel aloe vera përzijeni me 50 gr mjaltë dhe disa lugë argjilë të bardhe ose jeshile.Përzijeni dhe aplikoje në fytyrv.Mbajeni derisa të thahet plotësishte dhe hiqeni me ujë të ftohtë.Përgatiteni 1 here në javë dhe për fytyrat tepvr delikate 2 herë ne javë.Super maskë kjo.Besomëni 🙂