Pastrues për pikat e zeza me xhelatin peshku
Për veç recetave,shoh çdo ditë dhe më shumë vajza që jane të interesuar dhe për maskat shtëpiake që përgatisë.Sot një pastruese ngjitëse tepër efikase për ato që na besdizin më shumë në fytyrë.Pikat e zeza.Sidomos të zone T.Përbersit janë komplet shtëpiak.Më ndiqni
Përbërësit
1 flet xhelatin peshku
1 lugë qumësht
gjysëm luge mjalt
1 lugë të vogël niseshte orizi ose patateje
2-3 pik vaj tea tree në munges vaj bajameje
disa garza
Përgatitja:
Prisni xhelatinën e peshkut në copa të vogla dhe bashkojeni me mjaltin,qumshtin dhe niseshten.Përzijeni dhe vendosini në banjomari derisa xhelatina të shkrije dhe të kini një masë kremoze.
Prisni garzat në copa të vogla aq sa ju nevojiten për zonën ku do i vendosni dhe me ndihmën e një peneli për make up lyeni zonën me kremin e përgatitur.Vendosini sipër garzën dhe ngjesheni mirë me duar.Sipër garzës vendosni përsëri pak nga kremi dhe lëreni të pushoje për 30 minuta derisa masa të jet kompakte.Tërhiqeni me kujdes si fletën dyllit që aplikoni për depilim.Nëse ka ngelur pak komposto e ngrirë hiqeni me ndihmen e pak vaj ulliri ose bajameje.
Aplikojeni ne zone e ballit,hundës,mjekrës mollzave ose zonës buzeve.Jo më shume se 1 herë në javë.Lani fytyrën normalishtë dhe lyeni më një krem hidratues.Ështe mire që pasi të bëni këtë trajtim pastrues mos dilni nga shtëpia për disa orë në mënyrë që poret tuaja të mbyllen.