Salca me patëllxhan me arom mëndre dhe xhenxhëfilli
Salca gjithë aromë dhe shije këto që kam përgatitur sot.Të përshtaçme si për mish ashtu dhe për peshk por dhe për të ngjyer patatate të skuqura ose të furrës.
Për salcën me patëllxhan dhe xhenxhëfillë
1 patëllxhan
1 thelpi hurdhër
1 lugë vaj ulliri ekstra i virgjer
pak xhenxhëfillë
kripë dhe piper i zi
Për salcën me mëndër
1 patëllxhan
disa gjethe mënder të freskëta
1 lugë vaj ulliri ekstra i virgjër
2 lugë kos i trashë
1 hurdhër
kripë dhe piper i zi
Shponi patëllxhanët nga të gjitha anët me pirun dhe vendosini në furrë të piqen për rreth 40-60 minuta në 160°
Merni tulin e njërit prej tyre dhe përgatisni salcën me xhenxhëfillë duke grirë në mikser tulin e patëllxhanit,hurdhrën pa zemren e sajë(filizin e brendëshm jeshil),xhenxhëfillin pak kripë dhe piper të zi të bluar në moment dhe vajin e ullirit.Grijini derisa të keni një salcë homogjene.
Përgatisni dhe salcën me mëndër duke bashkuar tulin e patëllxhanit tjetër,disa gjethe mëndër,vajin e ullirit,kosin,kripë dhe piper të zi dhe hurdhrën pa zemrën e sajë.Grijini përbërësit derisa të përfitoni një salcë homogjene.
Shërbejini si salca shoqëruese.