Muri i padukshëm
[template id=”580″]Ska shumë kohë qe kam mbaruar së lexuari këte libër qe tju them të vërteten nuk e di nëse ështe i përkthyer në shqipë.E gjeni online www.amazon.it/Il-muro-invisibile-Harry-Bernstein/dp/8856609673 ne gjuhën italiane nëse jeni të interesuar.Një liber nga ata që të rri thellë në mendje dhe në zemer.Një histori e dhimbëshme e treguar nga një femij 4 vjeçarë i cili është teper i lidhur me të jemën dhe motrën e madhe.Një histori e mrekullueshme e një komuniteti hebre në një lagje krishtere në Angli.Një femijë qe flet për shabbat-in ,rregullat e fesë së tije,që mundohet të jete i lumtur në prani të moshatarëve dhe pse i përkasin një tjeter feje.Një femije që vuan urin në një familje të madhe me shumë fëmijë.
Ndjenjat që më kanë shoqëruar gjatë leximit të ketij libri ishin të shumta ashtu siç janë momentet emocionale që autori përshkruan dhe une i imagjinoja sipas mënyres time.Sidomos një lojë që e jema bëne me fëmijet çdo darkë në mbledhjen e robave të shqepura dhe të pista.E bën për ta, për tju ulur pak vuajtjen dhe dhimbjen,për të ulur paksa ngarkesën e tensionit në shtëpin e tyre.Një ritual që zhvillohet gjithmon në të njëjtën orë më të njëjtat lëvizje.E jëma ju kerkon fëmijve që ndodhen në katin e sipërm të shtepis të hedhin në hollë rrobat që kan mbajtur veshur gjatë dites dhe ajo qesh tek rotullohet e mbuluar me rroba.
Një ëndër që për ta më në fundë bëhet realitet,toka e premtuare,Amerika.Historia e fëmijris së autorit Harry Bernstein.
Përmbledhja:
Harry ështe vetem katër vjeç dhe jeton me familjen në veri te Anglis.Fëmija i fundit i një familje hebre-e me një baba pijanec qe mezi jua jep rrogën dhe e jëma që e arrin me mund fundin e muajit për ti ushqyer me se të mundet.
Ashtu siç ndodhë në çdo familje është mamaja ajo që kerkon të sjell pak gëzim në familje dhe ti ushqej me çfarë të gjej derisa i shkonë në mendje të hapi një dyqan të vogel në hollin e shtëpis duke shitur nga dritarja fruta gjysëm të kalbura që i merr në pazarin e madhë të qytetit me një çmim modest.Përkundrejt varferisë problemi më i madhë ështe jetesa në një lagje ku ndahet në dy pjesë si një mur i padukshëm,nga familje krishtere dhe në anën tjeter nga hebrenjtë.
Dhe në fundë vjene lufta duke sjellë me vete zinë,humbjen e njerzëve të dashure dhe varfërin ekstreme.
Ju ftojë ta lexoni dhe me thoni nëse ështe i përkthyer dhe në shqipë ose të shprehim sëbashku opinionin rreth këtij libri nëse e keni lexuarë.