Spaghetti(spageti)me karkaleca,domate të thata në arom konjaku
E të mendoni që më parë makaronat smë pëlqenin fare dhe tani nuk para i konsumoje shumë por dhe kur ndodhë në shumicën e rasteve janë me bazë frutash deti.Në kuzhinë po përdor gjithmon e më shumë miellin kamut si në rastet kur i blej të gatëshme makaronat,por dhe kur i bej vetë.Është shumë më i shëndetshëm se mielli i bardhë 0 dhe shëndoshë më pak 😉 Nuk e di në Shqiperi ka hyre ky llojë mielli apo jo.Nëse e di dikush munde te ma thotë për të sygjeruar dhe të tjerët.
500 gr karkaleca
disa domatet nën vaj
një dorë ullinjë kallamate
1 gotë e vogël konjak
pak kripë dhe piper te zi
pak vaj ulliri
disa gjethe majdanozë
2-3 thelpinjë hurdhëra
2 speca djegës të thatë
Pastroni karkalecat dhe gëzhualin e tyre me gjithë kokat vendosini në një enë me disa thelpinjë hurdhër të shtypura me dore dhe pak vaj,kavardisni dhe shtoni uje.Lërini të zihen,shtypini mire kokat e karkalecave që te te dali gjithë lëngu i tyre dhe kur jan gati filtroni lëngun dhe ruajeni mënjanë.
Në një tigane shtoni hurdhrat e grira,majdanoine dhe specat duke i kavardisu me pak vaj.Shtoni karkalecat kavardisini sëbashku dhe shuani me konjak.
Grini trashë ullinjtë dhe domatet pasi i keni kulluar nga vaji dhe shtoji dhe këto te tigani.Kavardisini.
Vendosni spagetin të ziej,kullojine kur është akoma aldent,shtoni në tigane lëngun që përfituat nga mbejtjet e karkalecave,bashkoni dhe spagetin në to.Përzijini mire sëbashku që përbersit të lidhen,nëse është akoma e nevojshme shtonin pak ujë nga zjerja e makaronave.Rregulloni akoma me piper të zi dhe majdanozë.
Shërbejini të nxehta.
Ju bëftë mirë 🙂