Tortë me Vishnje
Jam dashuruar me ktë torte si për pamjen e saj ashtu dhe për shijen 😉 E përgatita me reçelin e vishnjeve pasi bëra shumë dhe doja ta konsumoja.
400 gr miell
3 të verdha veze
1 lugë e vogël sodë buke
100 gr sheqer pluhur
120 gr gjalpë i ftohtë
Për mbushjen:
rreth 300 gr reçel vishnjesh
sheqer pluhur për dekorim
Përgatisni reçelin me vishnje dhe lëreni të ftohet.Ndërkohe përgatisni dhe brumin frolla,dhe ndajeni në dy pjesë.Një pjes vendosni në frigorifer te fresku dhe tjetrën vendosni te ngrirja.
Pasi e keni lën te pushoje brumi frolla dhe reçeli është ftohur.Hapni me ndihmën e një letre furre brumin që keni lën te fresku.Për një tavë torte të përmasave 20 cm.Llogariteni ta hapni petën dhe pak me te madhe se duhet të vishen dhe anët e tortierës.Hidhni në mes mbushjen me reçel.
Merrni brumin frolla që kemi lën në ngrirje dhe me anë e një rendeje ,grijeni sipër tortës duke mbuluar gjithë sipërfaqen e saj.
Vendoseni të piqet në furrën e nxehur më pare në 180° për 30 minuta.
Lëreni të ftohet dhe shërbejeni të pluhërosur me sheqer pluhur.
Ju bëftë mirë 🙂