Sfoljat me molle
E thjeshtë fare kjo ëmbëlsirë që mundë të konsumohet për mëngjes ose për zemër.
1 pako me petë sfoljat
3-4 mollë
1 lugë e vogël kanell
2 lugë sheqer integral ose sheqer kaf
pak sheqer pluhur.
Qëroni mollët dhe pritini në copa të vogla.Vendosini të kamelizohen me 1 lugë nga sheqeri integral,kanell dhe 1 gotë uje.Lërini të gatuhen në zjarrë të avashët derisa të zbuten.Kur të jen gati shtypini me pirun dhe lërini të ftohen.
Shtroni petën sfogliat mbusheni në mes me kompostën prej molle dhe paloseni në dyshë.Mbyllini anët duke i shtypur me pirun dhe sipër bëni disa prerje.Në sipërfaqe shtoni akoma pak sheqer integral dhe piqeni në furrën e nxehur më parë në 180° për 20 minuta.
Lëreni të ftohet,pluhëroseni me sheqer pluhur dhe shërbejeni.
Ju bëfte mirë 🙂