Mjedrat, ilaçi për shumë sëmundje
Mjedrat pë rmbajne sasi të paktë të kalorive dhe shumë fibra, që janë ideale në luftën kundër mbipeshës. Këto mana me ngjyrë të ndezur janë fruta të shijshme dhe të ëmbla. Janë burim i mirë për vitamina C, mjedrat përmbajnë edhe fitokemikale të dobishme dhe acide, që ndihmojnë në luftën kundër tumorit. Gjethet e mjedrës përmbajnë acide organike, taninë dhe flavonoide, që përdoren për shpëlarjen e gojës, si dhe për shërimin e sëmundjeve të sistemit tretës dhe atij kardiovaskular. Fruti i mjedrës është i shkëlqyeshëm në luftë kundër viruseve dhe uljes së sheqerit në gjak, ndersa shurupi i mjedrës forcon zemrën. Në përgjithësi, mjedra është plot me antioksidues dhe duhet të jetë pjesë e përditshmërisë sonë.
Info:web