Midhje sautè (sote) me arom xhenxhëfili
E kush më mirë se midhjet e zeza Sote përfaqeson vaktet gjatë verës.Sot po i sjellë me një arom të veçantë,atë të xhenxhëfilit.Do mbeteni të mahnitur nga shija e tyre orientale
1 kg midhje
1 rrënjë xhenxhëfilë
disa gjethe majdanozë
pak vaj ulliri
piper i zi
1 gotë verë të bardhë
2-3 thelpinjë hurdhëra
1 spec djegës
Pastroni midhjet nga papastërtit e guackës duke i kruajtur me një tel ose me njëra tjatrën.Hiqini dhe fijen që i mbanë të lidhura duke e tërhequr fortë në krahun e kundërt.Shpëlahini përseri me ujë të rjedhshëm.
Grini imët hurdhërat me majadanozin dhe vendoseni të kavardisen bashkë me specin djegës në një enë të bollshëme me pak vaj ulliri.Prisni xhenxhëfilin në feta dhe shtojeni te ena.Kavardiseni sëbashku me majdanozin dhe hurdhërat dhe sapo vaji të ket filluar të aromantizohet shtoni midhjet,gotën e verës dhe mbulojini me kapak për rreth 4-5 minuta.Fikni zjarrin eleminoni midhjet e pahapura.Sperkasni me piper të zi të bluar në momentë dhe akoma majdanozë te grirë,shërbejini të ngrohta me copa buke të thekur.
Ju bëftë mirë 🙂