Salca Tartar-varianti im
Salca tartar është nje salcë franceze e ngjashme me majonezën sepse ka në përberjen e saj vezët e gjalla plus i shtohene verdhat e vezëve të zjera.Formohet duke i shtuar uthull të bardhë dhe vaj ulliri.Pastaj pasurohet me disa përbërës të tjerë.Verisoni im është më i shëndetshëm dhe është ideal për të shoqëruar patatet e skuqura, peshkun ose frutat e deti të skuqura.Provojeni për ta besuar.
4-5 lugë kos i plot(kos grek)
2 lugë mustarde
3-4 tranguj turshi
1 lugë kaperi
1 qep e njomë vetem pjesa e bardhë
1 lugë uthull të bardhë (sipas deshirës nëse kosi juaj vjen më i embël)
pak krip dhe piper i zi
1 lugë e vogël vaj ulliri
Grini në rende qepën e njomë vetem pjesën e bardhë dhe trangulline.Grini imët dhe kaperin.Bashkoni kosin me mustardën dhe vajin e ullirit,shtoni pak kripë dhe piper të zi,trangullin,qepën e grire dhe kaperin.Përzijeni dhe lëreni në frigorefer të ftohen për rreth 1 orë.
Shërbejeni të ftohtë.
Ju bëftë mirë 🙂