Udhetim ne Gubbio dhe Spoleto
Udhetimi im i kesaj radhe ishte ne nje qyteze ku luhet nje filem serial teper i kendeshem “Don Matteo” ne Gubbio,por sa shkoj aty mesuam nga banoret e vendit qe ishte zhvendosur ne nje tjeter qyteze te quajtur Spoleto,por te flasim njehere per Gubbion.
Gubbio eshte nje komun Italiane ,province e Perugias ne rajonin e Umbrias.Natyrishte per mua u be e njohur me ane te nje telefilmi shume te dashur italian dhe duke pare pejsazhin e kendeshem mezi prisja te shkoja aty.Eshte nje komune me reth 33 mije banore dhe njihet ndryshe si qyteti i tartufit.
Eshte nje qytet malor dhe me ajer shume te fresket.Ushqimi eshte teper i mrekullueshem dhe ne shume taverna ose agriturizma propozohen akoma ushqimet e vjetera si “pjata e mbretit” e cila perbehet nga fasule te ziera me domate,omlet,pite,polenta dhe sallame pikanteme shije tartufi dhe djathe me copa tartufi. dhe un e provova te Osteria del re.Turistet e vizitojen pothuajse gjate gjithe periudhes se vitit dhe ajo qe mua me beri me shume habi ishte se aty kishte emigrante shqipetare te cilet perbenin nje numer relativishte te madhe.
Per mua ishte nje kenaqesi e vecante te shkelja neper rruget ku eshte lujatur telefilmi im i preferuar por pervec kesaje ai qytet eshte nje djep monumentesh kulturore.I ndertuar i gjithi me gure.Por jo vetem monumente dhe muse Gubbio i quajture dhe “qyteti i te çmendurve” argetohesh pikerishte duke marre Patenten e te Cmendurit,mjaftone te rrutullohesh 3 here rreth shatervanit te Bargello 🙂 dhe duhet tju lagi me uje nga shatervani nje eugubin autokton per te fituare kete “patente”Natyrishte ne dyqanet e suvenirve perrethe jua a shesin por nje te tille origjinale e leshon vetem komuna dhe duhet ta beni me kerkes disa dite me pare per te kryer ceremonin.Mos u habisni! Dhe un u habita ne fillim por me vone u kenaqa duke pare turiste te ndryshem qe rruttulloheshin reth shatervanit duke u lagur nga banoret e vendit.Nje spektakel qe sduhet humbure.
Rrugicat e Gubbios te dhurojne nje emocion te vecante ku ne cdo prage shtepie te vjeter munde te shikosh ne mace qe te perkedhelet,nje grupe pleqsh kureshtare ose dhe makina te vjetra qe si perkasin me kesaj epoke.
Gjerat me intresante per tu vizitur jane:
Palazzo dei Consoli
Palazzo Ducale
Parco Ranghiasci
Casa di S.Ubaldo,
Teatro Romano
Por dhe pse e mahiture me bukurin e kesaj qyteze mesjetare nuk e humba shpresen per te “gjeture” Don Matteon duke shpresuar qe munde ta gjeja ne xhirime dhe te nesermen nisemi drejt Spoletes nje qyteze reth 1 ore large nga Gubbio.
Spoleto bente pjese ne UNESCO.
Spoleto eshte nje pasuri qe e zbulova ne Itali….nje thesare i pazbulua plote me lendina,pyje,ujvara,kuvende…
Shkruante pikerishte keshtu ne 1911 ne nje kartoline drejtuar gruase se tije shkrimetari Herman Hesse.
Monumenti simbol Ponte dei Torri qe lidh dy vende,Rocca dhe Montelucò,Eshte e gjate 230 m dhe e larte 82 dhe thuhet qe eshte realizuare ne shekullin 200 dhe ate pasuese.Me kete monumente qe duket sikur eshte i varure ne ajer jan dashuruar artetiste illuministe te medhenje.Goethe e pershkruan ne nje nga librat e tije si nje gjigande dhe piktorei anglez Turner i ka dedikuar nje telaj.
Sduhen lene pa vizituar dhe :
Cattedrale di Santa Maria Assunta
Teatro romano
Museo archeologico nazionale
Cinte murarie urbiche
Torre dell’olio e porta Fuga
Duke kerkuar trupen e xhirimeve dhe duke vizituar vendin konsumuam dhe dreken me brusketa dhe supe dritherashe te vendit.
Un po ju le me disa foto dhe duke ju premtuar se do riktheme perseri ne keto zona derisa te gjej Don Matteon Nje personazhe qe dhe per ju jam e sigurte qe do jet tejet i pelqyer pasi behet fjal per Terrenc Hilli ne rrolin e nje prifti te apasionuar pas hetimeve policeske.
Mirutakofshim ne udhetime te tjera 🙂