Sorbeto me limon
Sorbetetot me fruta jan ideale për ditët e nxehta të veres.Ky me limon është akoma dhe më i mirë sidomosë pasi kemi konsumuar pjata me bazë peshku.Na ndihmonë për të pastruar shijen që peshku lë në gojë.Sorbeto eshtë një produkt shumë i vjetër .Gjurmët e tije janë gjetur në Kinë dhe Greqin e lashtë.E konsideronin “Pijen e zotërave”.Romanet e konsumoni thuajse përdit.Nëse keni katabrik akulloreje rezultati do jet perfekt si i restoranteve por dhe në këtë mënyrë që do jua shkruaj më poshtë po të jeni të kujdesëshëm do ju dali perfekt.
250 gr lëngë limoni nga limona bio të patrajtuar
40o gr ujë
200 gr sheqer
1 të bardhe veze
4 limona për dekorimin.
Për ta prezantuar në lëkurat e limoni fillimishte pritini atyre majën dhe pastrojini mirë nga brenda duke bëre shumë kujdes që mos i prisni formën.Mbështillini mirë me letër alumini ose qese kuzhine dhe vendosini në frigorifer.
Nderkohë në një enë vendosni të ziej uji me sheqerin me disa lëkura limoni dhe e perzieni herë pas here derisa të shkrije sheqeri plotesishtë.Hiqeni dhe lëreni të ftohet disi pataj shtoni në të lëngun e limonit dhe lërni derisa të ftohet plotësishtë
Formoni në shkumë të bardhën e vezës me pakëz kripë.Kur përberja me ujë sheqer dhe lëngë limoni eshtë ftohur plotësishtë filtrojeni dhe shtoni në t, të bardhën e vezës te formua në shkumë.Përziejini mire dhe trasferojeni në ngrirje për 30 minuta.Do ishte më mirë nëse ena do të ishte prej metali.Pas 30 minutash hiqeni dhe përzijeni me rrahësin elektrikë.Vendoseni përsëri në ngrirje.Vazhdoni në këtë mënyrë çdo 15 minuta për rreth 1 orë derisa të keni arritur konsistencën e dëshiruar.
Mos u merakosni nëse veza nuk ju lidhet menjeher me pjesen tjeter.Shtimi i saj ndihmonë që mos ju formohen kristale akulli gjatë ngrirjes por të keni një sorbeto tip kremi të shkrifet.Sipas dëshires mundë ti shtoni dhe një gotë të vogël alkol gjatë përgatitjes së tije dhe ky i fundit e ndihmonë të ketë një kosistence kremoze.
Para se ta sherbeni nxireni 10 minuta nga ngrirja që te zbutet disi dhe mbushni me të limonat që i boshatisem nga të brëndëshmet.Ose mundë ta sherbeni ne gota flut për shampanje ose gota të tjera sipas deshirës.
Ju bëftë mirë 🙂