Sallat e ftohtë me bollgur dhe karkaleca
Bollguri nuk është gjë tjeter veçse gruri i zier në avullë,tharë dhe pastaj thërmuar ose një variant tjetër që quhet bollgur i gjalle grure i mbluar imët si kokriza rëre,ky i fundit përdoret mëshume për sallata të ftohta dhe mbushje.Eshtë një burime fibrash,vitaminash të grupit B,të fosforit dhe të potasit.Me poshtë do gjeni receten e një sallate të ftohtë shumë të shpejtë për përgatitje.
300 gr bollgur
400 gr karkaleca të pastruar
100 gr tranguj turshi
100 gr qep turshi
100 gr bizele të freskëta
1oo gr ullinjë pa bërthamë
100 gr speca gogozhare
kripë dhe piper i zi
1 tuf e vogël majdanoz
vaj ulliri ekstra i virgjër.
Vendosni bollgurin të ziej në ujë te ftohtë me kripë.Gjithsesi shikoni udhezimet e pakos tuaj.Rreth 10-15 minuta duhet gjithsej.Sapo të marri vaj hidhni brenda karkalecat e pastruara dhe bizelet e freskëta.Kur të jet gati kullojeni dhe lëreni të ftohet.
Ndërkohë prisni në kubike ose copa të vogla të gjithe pjesen tjetër të përbërsëve.Grini imët dhe majdanozin.
Bashkoni të gjithe përbersit në një enë të bollshme,rregulloni me kripë dhe piper të zi,majdanozë të grirë,pak vaj ulliri dhe përzijini mirë.Mbulojeni enën me një qese kuzhine dhe lëreni në frigorifer rreth një orë para se ta servirni.
Shërbejeni të ftohtë në një pjatancë servirje ose në gota individuale nëse doni ta shërbeni si antipastë.
Ju Bëftë mirë 🙂