Kek integral me ananas
Mielli integral përveç faktit që është dietik ka edhe një arome tepër të këndëshme.Kjo recet është fare e thjeshtë ,një ëmbelsirë ideale për të nisur mëngjesin.
300 gr miell integral
60 gr gjalpë
2 vezë
300 gr ananas
100 gr sheqer kaf
2 lugë mjaltë
100 ml qumësht
1 pako me sodë ëmbelsirash
pak sodë buke sa kapin dy gishtat
Shkrini gjalpin dhe rriheni sëbashku me sheqerin dhe mjaltin me ndihmën e rrahësit elektrikë,derisa tc formoni një krem.Shtoni vezët dhe rrihini vazhdimishtë derisa sheqeri të shkrije pasi është pak më i veshtirë në punim se sheqeri i bardhë.Shtoni qumshtin gjithmonë duke e përziere.Bashkoni sodën me miellin dhe me sodën për ëmbelsira ,shtojini te përbërja.Përzijeni përsëri me rrahësin elektrikë derisa të përfitoni një masë kremoze.Shtoni dhe ananasin e prerë në copa të vogla. Perzijeni ngadalë me ndihmën e një luge druri ose spatule kuzhine.Lyeni me gjalpë dhe me miell ëe kekut (më mire nëse e piqni në një tavë me hapje nga jashtë pasi do ta keni më te thjeshtë ta nxirni nga forma) dhe hidhni në të brumin.Vendoseni të piqet në furrën e nxehur më parë në 80° për 40-50 minuta ose derisa kur bëni provën me një shkopë ju del i pastër nga ëmbelsira.Lëreni të ftohet para se ta nxirni nga forma dhe ta shërbeni.
Ju bëftë mirë 🙂