Krem bizelesh me karkaleca
Një pjatë me shumë shije kjo që po ju sjellë sot.Mjaftojnë të keni në dispozicion bizele dhe karkaleca të freskët.
300 gr bizele
10 karkaleca
1 qep e njomë
1 tufë e vogël majdanozë
kripë dhe piper i zi
2 hurdhra
pak vaj ulliri
1 gotë verë e bardhë
1 kokër patate
1 gotë e vogël konjak
Pastroni karkalecat nga koka,gëzhualli dhe fija e zezë.Kokën dhe gezhuallin vendoseni të karvadiset me pak vaj ulliri,1 hurdhër të grirë dhe disa gjethe majdanozë.Kavardisni mirë dhe shuajini me verë të bardhë.Kur vera të avullojë shtoni nja dy gota ujë dhe lerini të ziejë por here pas here ngjeshini me lugë sidomos kokat e karkalecave për të përfituar lëngun e tyre.Lëreini rreth 5-10 minuta.Hiqini dhe filtroni lëngun e tyre duke e ruajtur mënjanë.
Ndërkohë në një tjetër enë vendosni të kavardiset qepa e njomë,patatja e qëruar dhe bizelet.Shtoni dhe ketu nja dy gota ujë,pak kripë,piper të zi dhe disa gjethe majdanozë.Lërini të ziejnë nja 5 minuta dhe pastaj shtoni lëngun nga mbetjet e karkalecave.
Në një tiganë shtoni pak vajë dhe një hurdhër në këmish.Vendosni të kavardisen karkalecat për pak minuta.Shuani me konjak, kriposini dhe ruajini mënjanjë.
Kur perimet të jenë zjerë, grijini me mikserin në zhytje derisa të përfitoni një krem të trashë.Regulloni akoma me kripë dhe piper të zi nëse është e nevojshme.Kompozoni pjatën duke vendosur pak krem bizelesh në të dhe sipër kremit disa karkaleca të kavardisur dhe pak nga lëngu i kavardisjes së karkalecave.
Shërbejeni menjëherë.
Ju bëftë mirë 🙂