Peshk shpatë i aromantizuar
Një pjatë e dytë mjaftë e lehtë për tu realizuarë.E përshtaçme në çdo stinë por sidomosë në stinën e verës kur gjithmonë na nevojitet një pjatë me pak kalori.
PERBERSIT:për 2 persona
2 fileto peshku shpatë
2 lugë vaj ulliri ekstra i virgjër
2 lugë kaperi
1 tufë e vogël majdanozë
1 thelpi hurdhër
1 spec djegës
pak krip
1 gotë verë e bardhë
PERGATITJA:
Grini imët,hurdhrën,kaperin,specin djegës të pastruar nga farat dhe majdanozin.Vendosni të nxehet pak vaj ulliri në një tiganë dhe shtoni filetot e peshkut.Kavardisini paksa nga të dyja anët.Kur të jen gati hiqini dhe ruajini mënjane.Në të njëjtin tigan shtoni aromat që gritë më parë.Nëse është e nevojshme shtoni dhe pak vaj ulliri.Sapo vaji të aromantizohet bashkoni dhe filetot e peshkut te aromat.Kriposini dhe shuani me verë te bardhë.Lëvizni tiganin para – mbrapa në mënyre që të krijohet një tip salse nga emulsioni i vajit me verën e bardhë.Kur mos ndjeni më erën e e alkolit jan gati.
Shërbejini të nxehta me salsën dhe aromërat sipër.
Ju befte mire 🙂