Lulelakër e thekur me gratin
Lulelakra e thekur mundë të jet një kontorno ose në rastin time një pjatë e dytë nese serviret e shoqerur me një sallat të stines.Unë sot e solla të përziere me proshutë speck (spek) por mundë ta sillni dhe në versionin më të klasik,të ziera me një shtres Beshamela dhe të kaluara në furre.
Versioni imë është paksa më i lehtë ku beshamelën e kam zvëndesuar me qumshtin dhe vezë dhe pak fare djathë parmigiano(parmixhano)
PERBERSIT:
1 lulelakër rreth 700 gr
1 gotë qumësht
1 vezë
pak krip dhe piper të zi
pak arrë myshku
100 gr proshut speck (spek)
2 lugë djathë parmigiano(parmixhano) i grirë por mund të përdorni cdo lloj tjetër djathi kaçkavall të fortë.
PERGATITJA:
Coptoni lulelakrën dhe ziejeni në ujë të bollshem me kripë për rreth 10-12 minuta.Kullojeni dhe lereni mënjanë.Ndërkohe rrihni vezën me pak krip dhe piper të zi,shtoni qumshin,djathin e grirë dhe pak arrë myshku.Shtroni lulelarkrën në një tavë,vendosi sipër proshutën speck te prere ne pjese dhe shtoni dhe komposton me qumësht dhe vezë.Vendoseni të piqet në furrën e nxehur më parë në 200° për rreth 20 minuta ose kur shikoni që sipërfaqja e saj është e thekur dhe ka ngjyrën e bukur të artë.
Shërbejeni me një sallat stine sipas dëshirës.
Ose mundë ta shërbeni si kontorno për të shoqëruar mishërat e ndryshëm.
Ju bëfte mirë 🙂