Pulë e mbushur me fistike ne pana te tharet
Eksperimentova me kete recet dhe rezultati ishte tepet i kenaqshëm.Po e ndajë me ju duke shpresuar që do ju pelqejë.
PERBERSIT:
1 pule rreth 1.5 kg me të brendeshmet (stomak,mëlci,zemër)
1 grushtë fistike
250 ml Pana e tharet
1 filxhan kafe oriz
krip dhe piper i zi
koper
pak gjalpë
1 thelpi hurdher
1 fete bukë e thekur
PERGATITJA:
Në një blender grijme fistiket,(lëm disa menjane pasi na nevojiten disa të plotë për mbushjen)thelpiun e hurdherës,fetën e bukës së thekur,koperin duke i shtuar pak kripë dhe piper.Shtoni dhe të brendëshmet e pulës në copa te vogla dhe grijini mire.Kesaj mase shtojini dhe fistiket që lamë mënjanë dhe mbushni pulën .Mbylleni mire me ndihmën e kunjave të dhëmbëve.Kriposeni dhe sipër vendosni disa copa te vogla gjalpi.Shtoni orizin dhe 1 gotë uji.Vendoseni të piqet në furrën e nxehur më pare në 150° per 45-50 minuta.
Ndërkohe përzini Pana e tharet me pak kripë dhe piperin e zi.Këte masë shtojeni siper pulës dhe lëreni dhe për disa minuta të tjera ne temperature 180° deri sa pula te theket dhe pana të mpikset.Kjo kohë varion nga 30-40 minuta.
Shërbeheni të ngrohte me salsen e panes dhe me koper të grirë sipër.
Ju bëftë mirë 🙂