Peshk i fërguar
Dhe për këtë recetë kam përdorur peshkun fragolino pagello qe është një peshkë i detit mesdhe.Se di si shqiperohet.
PERBERSIT:
peshk
vaj kikiriku per skuqje
miell
pak kripe
PERGATITJA:
Pastroni peshkun dhe lajeni me ujë të bollshëm,thitheni ujin e tepert me letrën e kuzhinës dhe kriposini.Vendosni rrëth 1 litër vaj kikiriku të nxehet në një tigan të thelle.Kaloni peshkun në miell dhe tepricën e shkundni me duar.Me një stucikadent provoni vajin nëse ka arritur temperaturën e duhur për skuqje.Nëse rreth majes se stucikadentit formohen fllucka kur e zhysni në vaj,ai ështe gati për të skuqur.Hidhni disa peshqë në të dhe e skuqim deri sa të mari ngjyrë të arte.Vendoseni në një pjatë me letër kuzhine poshtë për ti thithur vajin e tepërt.Kriposeni përsëri dhe servirini të ngrohta.
Ju Bëftë mirë 🙂