Omelet e mbushur
Omleta e mbushur trasformohet shumë mirë në një pjatë të dytë e shoqeruar me sallate sipas deshirës.Ideale dhe për një brunch.
PERBERSIT:
3 kokrra veze
pak djathë gorgonzola
proshute spek (speck)
pak gjalpe
pak rukola
krem uthulle balsamike
pak kripe dhe piper i zi
PERGATITJA:
Në një enë rrihni vezët me kripen dhe piper te zi.Vendosni një zjarre të nxehet një tigan me funde qe nuk ngjitë,shtoni pak gjalp,sa të lyet fundi,Shtoni vezën e rrahur dhe pa u mpiksur akoma sipërfaqja shtroni fletët e proshutit spek,(Speck)pak djathë gorgonzola dhe disa gjethe rukola.me ndihmen e një spatule paloseni dhe lëreni deri sa të skuqet mirë duke e kthyer nga të dyja anët.
Shërbejeni të nxehtë ne një shtratë rukola dhe sipër krem uthulle balsamike.
Ju bëftë mirë:)