Quiche me midhje fiston-capesante
Quiche është një lloj byreku francez që mund të sherbehet si antipaste por dhe si pjatë e dytë ose e vetme nëse shoqerohet me një sallatë të stinës.
PERBERSIT:
12 midhje fiston
2 preshe
60 gr gjalp
2 veze
1 pet brumi sfoliat
200 ml pana e fresket
kripe dhe piper i zi
disa gjethe trumze
100 gr djath ementaler (djath picash) i grirë
PERGATITJA:
Prisni preshin në rondele dhe skuqeni me 30 gr gjalp derisa te vyshket,hiqeni nga zjarri dhe lëreni mënjan.Në te njëjtën ene që skuqem preshin shkrini pjesën tjeter të gjalpit dhe kavardisni me to midhjet fiston-capesantet nga te dyja anët për rreth 5 minuta.Kur të jen gati,kriposini,shtonin fletët e trumezës dhe hiqini nga ena duke i lën mënjan te ftohen.Ndëkohe grini djathin.Në një tjetër ene ,rrihni vezët,shtoni panën e fresket,perzijini mirë dhe regullojeni me kripe dhe piper të zi.Shtroni në nje tepsi me letër furre poshte ,petën e brumit sfoliat dhe shpojeni me pirune.Bëni nje shtrese me djathin e grirë pastaj nje shtresë me preshët e kavardisur.Mbi preshet shtroni midhjet fiston te cilat i presim ne copëza të medha dhe siper hedhim komposton me pana dhe vez.
Piqeni ne furren e nxehur me pare ne 190° per rreth 35 minuta.Lëreni te ftohet disi para se ta shërbeni.
Ju bëfte mirë 🙂