Eksperienca ime te noma
I vleresuarë për të tretin vitë rreshtë si restoranti më i mirë në botë i drejtuar nga një chef kuzhine gjysëm shqipëtar e gjysëm danez noma është një laburator shijesh ose më saktë të jeshë te noma të duket vetja si “Liza në botën e çudirave”.Mendon se ha një kerpudhë dhe ajo del lëkur derri e pjekur e mbulur me çokollate dhe gjëra të tjera.Kjo është noma laburatori ku asgjë nuk është ashtu siç duket por jo vetëm kaq.
Isha shumë dyshuese për të vajtur te noma sepse para se të pronotoja kisha lexuar miliona artikuj mbi të nga më të ndryshmet nga fjalët më të mira e deri te faktet e vërteta si helmimi dhe e fundit që kishte ndodhur një infektim i cili kishte çuar në spital 65 persona.Por kurioziteti ishte më i madhë se frika dhe prenotova online.noma.dk/reservations/ ,mbasë nje pritje të gjate prej 3 muajsh erdhi rradha ime.Pasi me erdhi emaili i konfirmimit ku më kërkohej ta rinkofirmoja vajtjen time atje dhe të shkruaja një liste për ushqimet që mundë të ishim alergjikë gjeta biletat low coste dhe drejt e në Kopenhagen.
Takimi ishte në dreke dhe sa hyje brenda të priste një parade kamarierësh për të uruar mirëseardhjen dhe për të shoqeruar ne tavolinë.Ambientin e dija pak a shume si ishte sepse jam futur brenda herën e pare që kam qën në Kopenhagen për të marrë një info për mënyren si prenotoje.Ishte po i njëjti ,dominon druri,stili minimal dhe ngjya gri.Ne karrigen e femrave në dimër është e vendosur një poste deleje për të qënë më ngrohtë dhe më rehatë.Cdo tavolinë kishte dy kamarierë ate që servirte verërat dhe e jona ishte një vajze tepër e sjellshme dhe nje djalë qe sherbente pjatat me shpjegimin përkatës.Pasi na pyetën nga vinim dhe përsëri nëse ishim alergjike apo nuk mundë të toleronim diçka ,na shpjegoi mënyren se si fuksiononte noma.Atëhere filluan me antipastat për ti lënë vendin paradës së gjatë të pjatave në menun e digustimit.Gjithësej 25 pjata.Antipastat shoqëroheshin me një shampanjë gjermane ndërsa për pjatat e tjera mundë të zgjidhje ndërmjet dy opsioneve,të zgjidhje verën që dëshiroje ose të zgjidhje menun e verëra të ndryshme ku për çdo pjatë digustimi shoqerohej me nje gotë nga vera përkatese qe i përshtatej me shumë .Unë dhe bashkshorti im zgjodhëm të dyten ku çdo pjatë të na ofrohej me verën përkatëse.Natyrishtë ka dhe pije analkolike per ata që nuk tolerojnë alkolin.
Hutohesh nga ajo që të pret sapo shikon antipastën e pare liken i skuqur i sherbyer në një shtratë myshku të freskët i shoqëruar me pana të tharët natyrishtë “homemade” dhe kamarieri të tregon mënyrën sesi konsumohet duke thën hani me duarë dhe vetëm likenin, Vetem likenin.Dhe që aty kupton se çtë pret në ktë aventurë gastronomike.
Në kete laburatorë ku ha drurë të pjekur,mana të egra pylli,likene të skuqura,lëkura derri dhe pate që të shërbehen në vendin e embelsirës,milingona të gjalla që lëvizin mbi pana ose notojnë në qepët e marinuar të René Redgepit me mollë dhe dardhë,hala pishe,vezë peshku dhe foie gras duhet thëne që kuzhina e nomës ështe e ashper,bio-natyrore.Natyrishtë atë qe René Redzepi ka dashur të thotë, ështe qe çdo gjë në natyrë konsumohet dhe risillet në çdo llojë versioni.
Cdo mengjese stazhistët dhe chefat e tjerë te restorantit, i hipin biçikletes dhe shkojne në një pyllë mbrapa nomës për të mbledhur gjethe ,lule dhe barishte të çdo lloji për të përgatitur pjatat e radhës.
Fillonë parada e pjatave dhe duket sikur ato tallen me ty,të gënjejnë ,luajnë me shikimin tendë sepse asgjë nuk eshte ashtu si duket,asgjë.Shumica e pjatave hahet me duarë,të shërbyera në gure me dege pishe,shtrat bari dhe një mëndje të qarkullone vetem një pyetje! Ku i ka shkuare mendja??????
Po mendja e René Redzepit është unike dhe origjinale në stilin e vetë.Duke çuare kuzhinën nordike daneze në një nivel të lartë e duke i dhënë rëndesin e duhurë.Të gjitha me km 0 , të gjitha të bëra te noma. Për ti lëne vendin çudive të radhës që mbanin emrin ëmbelsira dhe kafes të ardhur nga etiopia,duket si një përrallë nga Hans Christian Andersendhe për tjua përcjell akoma më mire po ju lë me galerine fotove.Kërkoj ndjese për rizolucionin e ulët të fotove por janë te bera me telefonë.
Shihemi ne udhetime te tjera 🙂