Torta me Dardhë dhe Arra
Kisha kohë që e kisha përgatitur këtë tortë, që në fillimet e vjeshtës por akoma skisha gjetur kohën e duhur për ta postuar.Dhe ja sot tek po e shkruaj akoma kam në mendjen shijen e saj aq të mirë.
PERBERSIT:
3 vezë
5-6 dardha
70 gr gjalpë ne temp. ambjenti
300 gr miell 00
150 gr sheqer
100 ml qumësht ,rreth 1 gotë
1 filxhanë kafe ekspres ose kafe solubile
1 gotë të vogel liker me shije kafeje ose me shije frutash të thata.
1 pako e vogël me maja pluhur për ëmbelsira 16 gr
150 gr arra të qëruara
PERGATITJA:
Qeroni dardhët dhe pritini në copa të vogla.
Ndërkohë ndani të verdhat e vezëve nga të bardhat, dhe të bardhat montojini në shkumë.Të verdhat i rrihni me sheqerin dhe shtoni gjalpin e zbutur dhe rrihini perseri derisa te formohet nje tip kremi.Shtoni qumshtin,likerin dhe kafen dhe perzijini mirë deri sa të keni përfituar një mas lisho dhe homogjene.
Tani shtoni dhe miellin bashkë me majan pluhur duke i situr që mos ju formohen kokrriza dhe përzijini mire.Bashkoni dhe shkumën e të bardhave të vezëve te brumi duke i përzier ngadalë me ndihmën e një spatule kuzhine në kete menyre brumi do ju rezultoj edhe më i butë.Kur të keni mbaruar këte proçedure ështe koha të shtoni dardhët dhe arrat e copëtuara me dorë te brumi duke i përzier përseri me kujdesë.
Lyeni me gjalpë dhe miell një tave dhe hidhni në te brumin.Piqeni në furren e nxehur më pare në 180° për 40-45 minuta.
Lëreni të kullojë para se ta shërbeni.
Ju bëfte mirë 🙂