Tiramisu me Nutella
Një ëmbelsirë që të bën të dashurohesh me shikim të parë.
PERBERSIT: per 6 copa
rreth 18 biskota savoiardi
200 gr maskarpone
150-200 gr nutella
2 të bardha veze temperatur ambjenti
kakao pluhur pa sheqer
kafe ekspres ose e bëre me kafe të çastit (solubile)
PERGATITJA:
Rrihni të bardhat në shkum.Në një tjeter enë rrihni maskarponen shtoni dhe nutella-n.Masës së kremit bashkojini dhe të bardhat e rrahura në shkumë.Përzijini mirë dhe gjithë masën trasferojeni në një qese pastiçerie dhe lëreni në frigorifer për 30 minuta.
Kaloj kjo kohë ngjyeni biskotat savoiardi në kafen e ngrohtë dhe bëni rrjeshtin e pare me to,shtoni kremin dhe kështu me rradhë për të pjesën e mbetur.
Vendoseni në frigorifer për disa ore që te mpikset.Para se ta shërbeni pluhroseni me kakao.
Shërbejeni të ftohtë.
Ju bëfte mirë 🙂