Frosting-krem për dekorimin e ëmbëlsirave
Frosting është një termë i cili përcakton llojin e kremit për dekorimin e tortave,cupcakes (kupkejks) për kek etj.Ka shumë elemente bazë me të cilin mundë të realizohet ky llojë kremi dekorues,duke filluarë nga djathërat e butë të tipit maskarpone dhe filadelfia,gjizës së ëmbël ose në bazë gjalpi.Ky i fundit është me i rënde në shije dhe kerkonë pak me shume kujdes në realizimin e tijë.Përdoren gjithashtu për zbukurimin e tijë sheqer me ngjyra,ngjyrues ushqimorë pluhur ose xhel dhe dekore të ndryshme të bera në bazë brumi sheqeri ose bajamesh.Për këto të fundit do ju flas në një tjeter postë.Po ju lë me disa receta për frosting.
PERBERSIT:
Frosting me maskarpone dhe nutella:
PERBERSIT:
250 gr maskarpone
4-5 lugë nutella
PERGATITJA:
Rrihni me rrahësin elektrik maskarponen me nutella-n derisa të perfitoni një masë shume kremoze.Vendoseni në frigorifere të mpikset për rreth 1 ore para se të përdorni mbi ëmbelsirën tuaj.
Frosting me krem gjalpi:
PERBERSIT:
250 gr gjalpë në temperature ambjenti
250 gr sheqerë pluhur
pak vanilje
2 lugë qumësht
ngjyrues ushqimorë sipas dëshirës
PERGATITJA:
Rrihni me rrahësin elektrik gjalpin në temperaturë ambienti duke i shtuar nga një luge sheqerë pluhurë here pas here.Shtoni dhe vailjen.Në të njëjten mënyre veproni dhe për qumshtin.Vazhdojini rrihini derisa e gjithë masa të bëhet një krem i fryrë dhe shumë homogjenë.Nese e doni me ngjyrë i shtoni ngjyrues ushqimorë
Frosting me djathë të butë dhe pana.
PERBERSIT:
250 gr djathë filadelfia
100 gr pana e freskët
75 gr sheqer pluhur
PERGATITJA:
Rrihni djathin filadelfia me sheqerin.Rrihni dhe panën duke e formuare një shkumë dhe bashkojeni te kremi i djathit duke i përzierë ngadale me një spatul kuzhine.Mundë ta lini të bardhë ose ti shtoni dhe ngjyrues ushqimore ose kakao.
Frosting me pana:
PERBERSIT:
250 gr pana e freskët ose vegjetale
80 gr sheqere pluhur
PERGATITJA:
Formoni panën e cila duhet te jete e ftohtë në shkumë dhe shtoni ngadal sheqerin pluhur duke i rrahur derisa të përfitoni një masë të trashë shkumoze.Kujdes duhet pasur me rrahësin elektrik mos të jet në maksimumin e shpejtesisë së tije pasi jua shperbënë panën pa jua formuar në shkumë.
Ruajeni në frigorifere deri në momentin që do ta përdorni sipër ëmbelsirave tuaja.Ideale është shoqërimi i këtij frosting janë me frutat e ndryshme.Si përshembullë këto CupCake
Frosting me pana dhe krem pasticerie.
PERBERSIT:
pana vegjetale
Krem Pasticerie 4-5 lugë
PERGATITJA;
Rrihnin panën deerisa te formohet shkume dhe bashkojeni me Krem Pasticerie duke i përzier me një spatul kuzhine.Hidheni në qese pastiçerie dhe ështe gati për të dekoruar ëmbelsirat.
Këto ishin disa nga frosting që kisha përzgjedhur dhe që une perdorë më shpeshë.Shpresoj tju kemë ardhur në ndihmë.