Hasude në furrë
Shumë ëmbelsira që sotë njihen si shqipëtare kanë origjinë apo ndikimë të fortë turk ose grek.Dhe Hasudja është një prej tyre.E solla sotë në versionin në furre pasi me kujtohet që dikur e piqnim në saç dhe behej një shtrese krokante e karamelizura teper e shijshme duke i dhënë ëmbelsirës dhe pak shije të lehtë druri.
PERBERSIT:
për një tepsi 22-25 cm drejtkëndore
200 gr niseshte
350 gr sheqerë
650 ml ujë
100 gr gjalpë
3-4 lugë qumësht
2 lugë sheqer kaf
1 e verdhë veze (sipas dëshirës)
PERGATITJA:
Tresni sheqerin me gjysmën e ujit dhe shtoni dhe gjalpin e shkrirë.Vendoseni në zjarre të mesëm.Në një enë tjetër tresni niseshten me ujin e mbetur dhe në momentin që masa në zjarre ka arritur pikën e vlimit shtoni ngadal niseshten e tretur duke përzierë shpejtë me lugë druri ose me rahëse qe mos ju formohen kokrriza.Përzieni vazhdimishte derisa masa të shkëputet lehtësishtë nga ena ku po gatuhet.
Masën e perfituare hidheni ne tavë duke e niveluar me ndihmën e një spatule kuzhine ose luge.Në ktë pikë mundë të zgjidhni dy opsione ta lyeni sipërfaqen e sajë me një të verdhë veze të përziere me qumështë ose vetem me qumështë(un e lyeva vetëm me qumështë).Spërkateni sipërfaqen e hasudes me sheqer kaf dhe piqeni në furrën e ngrohur më pare në 200° për 30-40 minuta ose derisa të shikoni që siperfaqja e sajë ka mare ngjyrën e bukur të karamelit.
Lëreni të ftohet në temperature ambjenti dhe shërbejeni të ftohtë.
Ju bëftë mirë 🙂
PS:Për më shumë aromë gjatv gatimit të hasudes mund ti shtoni pak vanilie ose në fundë ta sperkasni me kanelle para se ta shërbeni.