Ftua i pjekur me mjaltë dhe arra
E thjeshtë për tu pergatitur kjo recetë e cila mundë të shërbehet si një ëmbelsirë mbas njëvakti apo mbas një caji.Profumi që do përhapet në shtëpi është i mrekullueshëm.Përbësit nuk kanë një masë të caktuarë,shikoji pak a shume me sy sa nevojiten.
PERBERSIT:
ftonjë
mjaltë
arra
sheqer
PERGATITJA:
Lani dhe thajini me një beze ftonjtë.Ndajini në dy pjesë dhe pastrojini nga farat duke bërë një tip zgavre në mes.Lyjini me pak sheqer anët e tijë dhe vendosini të piqen në një tavë me letër furrë poshtë në temperaturën 200°për rreth 40-50 minuta.Mund ti mbuloni me letër alumini nëse ftonjtë i kini shume të medhenjë.Letra e aluminit do i ndihmojë që të krijohet lagështire e nevojshme per tu te pjekur më shpejtë dhe ja hiqni afër fundit në mënyrë që të karamelizoni sipërfaqen.
Ndërkohë në një enë përzini disa lugë mjatë me arra.dhe kur ftonjtë të jenë pjekur dhe karamelizuar hiqini dhe në mes të tyre mbushini me komposton me mjaltë dhe arra.
Shërbehen si të ngrohtë ashtu dhe të ftohtë.
Ju bëfte mirë 🙂