Torta Lule Brioshi me Nutella
Kjo tortë si shumë torta të tjera po bëhet shumë e famshme në web sidomos nga forma e sajë që i ngjanë lules “Ylli i Krishlindjeve” .Mundë të mbushet me çdo lloje kremi ose marmalate,unë e mbusha me Nutella.Eshtë një toret mëngjesi ose tortë për çaj e përshtaçme sidomos për fëmijët.
PERBERSIT:
Për bazën
500 gr miell 00 (ose munde te perzini 250 miell 0 +250 miell 00)
2 vezë
60 gr sheqer
180 ml qumesht i ngrohtë
30 gr gjalpë
20 gr maja birre pluhur
Për mbushjen dhe dekorimin
Nutella
2 lugë qumësht
sheqer pluhur
PERGATITJA:
Zini brumin e tortës briosh duke bashkuar miellin,sheqerin,majan e birrës.Përzijini dhe formoni një gropë në mes.Shtoni dy vezët dhe filloni përzijini fillimishtë me pirunë që të perzihen vezët dhe pastaj bashkoni gjapin e shkrire me qumshin e ngrohtë dhe filloni zini brumin.Bëni kujdes që qumshtin mos të jet shumë i nxehtë pasi ju pret vezët.Punoni brumin deri sa të formohet mirë dhe bëjeni nv formën e një topi dhe lëreni po te ena që e keni punuarë.Mbështilleni me një beze ose qese kuzhine dhe lëreni brumin në një ambjente të ngrohtë që të vijë derisa masa të ketë dyfishuar volumin e sajë.
Kaloj kjo kohë,ndajeni katër pjesë të barabarta dhe me ndihmën e miellit hapini në peta me diametër rreth 20-25 cm.
Ngrohni mjaftueshëm Nutella që të keni mundësi që ta shtroni më me lehtesi mbi petë.Mua më morri rreth 500 gr Nutella.
Vendoseni një petë në një tepsi me diametër 28-30 cm me letër furre poshtë.Lyeni petën e parë me pak Nutella duke lëne rreth e rrotull petës një hapësir boshe rreth 2 cm.Kini kujdes mos e lyeni shumë petën me Nutella pasi kur te krijoni dekorimin ose gjatë pjekjes mos ju dali jashtë.
Vendosni kështu me radhë petat e tjera dhe petën e fundit lereni pa lyer.Shtypini me duar rrethin e petëve në mënyrë që petët të ngjiten mirë me njëra tjetrën.
Vendosni një masë për të lënë mesin e sajë boshë dhe fillojeni priteni në 4 pastaj në 8 dhe në 16 pjesë.Si në foto.Filloni rrutulloni nga jashtë dy e nga dy ndarjet,dy here rreth vetes.Vazhdoni kështu dhe për pjesët e tjera.Fundit e tyre bashkojeni nga dy duke i ngjeshur paksa me duar dhe futeni nga brenda.Lëreni përsëri për 30 minuta të vijë përseri brumi dhe mbase 30 minutave lyjeni sipërfaqen me pak qumsht.Bëni kujdes mos prekni pjesët ku është Nutella.
Vendoseni të piqet në 180° për 25-30 minuta.Lëreni të ftohet paksa para se ta konsumoni.
Sipas dëshires mund ti pluhërosni sipër anët me sheqer pluhur.Mua spara më pelqen shumë sheqeri pluhur dhe doja të me dukeshin më shumë dizenjot e tortës.
Ju Bëftë mirë 🙂