Tortë me Pjeshk
Kjo lloje torte eshte ideale per mëngjesin ose për te shoqeruar nje filxhanë çaji apo kapuçinoje mbasditeve.
PERBERSIT:
1 kg pjeshkë nektarina
3 vezë
70 gr gjalpë
300 gr miell 00
200 gr sheqer
100 ml qumesht ,rreth 1 gotë
1 pako me maja pluhur për embelsira
vanilie sa mjafton
PERGATITJA:
Qeroni pjeshkët duke lën dy kokrra mënjan për dekorazionin sipër.Pritini në copa të vogla.
Ndërkohë ndani te verdhat e vezëve, nga te bardhat, dhe te bardhat montojini në shkumë.Të verdhat i rrihni me sheqerin dhe shtoni gjalpin e zbutur dhe rrihini përseri derisa te formohet nje tip kremi.Shtoni qumshin dhe përzijini mirë deri sa te keni përfituar një masë lisho dhe homogjene.
Tani shtoni dhe miellin bashkë me majan pluhur dhe vanilien ngadalë që mos ju formohen kokrriza dhe perzijini mire.Bashkoni dhe shkumën e të bardhave te vezëve te brumi duke i perzier ngadalë,në këte mënyre brumi do ju rezultoj më i butë.Kur te keni mbaruar këte procedurë eshte koha te shtoni pjeshket te brumi duke i perzier përseri me kujdesë.
Lyeni me gjalpë dhe miell nje tortier dhe hidhni në te brumin.Sipër dekorojeni me fetat e pjeshkeve duke i renditur në mënyre rrumbullake sikur po formojme nje trendafilë.Vendosi sipër fetave te pjeshkeve pak gjalpë dhe sperkateni me sheqerë.Piqeni në furren e nxehur me parë ne 180° per 40-45 minuta.
Lëreni të mpikset dhe të ftohet disi para se ta shërbeni.
Ju bëfte mirë 🙂