Tavë me Bamje
Bamjet kanë kohën e tyre tani dhe sot unë po ju sjellë një recet tradicionale.
1 kg bamje
300 gr mish viçi tul
4 kokrra domate
1 qep të madhe
2 karrota
2 thelpinjë hurdhër
1 tufë me majdanozë
vajë ulliri
kripë dhe piper te zi
pak rigon:
Lani bamjet dhe thajini me një beze kuzhine.Pritini nga bishti dhe vendosini në tavë me pak vaj ulliri.Futini të piqen paraprakishtë në furrën e nxehur më pare në 180°.Munde dhe ti skuqni me por në këtë mënyrë janë më të shëndetshme.
Ndërkohë përgatisim pjesën tjeter.Beni një të çare domateve në krye dhe vendosini të ziejnë për 5 minuta në ujë të nxehtë.Grini imët qepën,karroten dhe hurdhrën.Vendosini të kavardisen me pak vaj ulliri.Prisni tulin e mishi në copa të vogla dhe shtojeni te qepa.Kavardisni bashkë për disa minuta.Kriposeni.Hiqini domateve lëkurën dhe shtypini me pirunë.Shtojini te ena ku eshtë mishi me qepën.Perzijini shtoni majdanozë të grirë imët,pak rigon dhe piper të zi.Ulni zjarrin dhe lëreni të gatuhen derisa salca te jetë trashur.
Ketë përberje shtojeni sipër bamjeve.Shtoni dhe 2 gota ujë ose lëngë mishi dhe përzijeni me delikates që bamjet mos prishin formën e tyre.Vendoseni përseri në zjarrë ulni gradacionin në 160° dhe lereni të gatuhen për 20 minuta.
Shërbejeni të ngrohtë
Ju bëftë mirë 🙂