Dardhë në brum sfoliatë
Një embelsire e shpejtë dhe shumë skenografike.
PERBERSIT:
Dardhë
Petë brumi sfoliate i gatëshem
sheqerë
salsë karameli
1 e verdhë veze.
PERGATITJA:
Qeroni dardhën dhe lyeni me sheqerë duke e ngjeshur fortë që të lyhet mire nga të gjitha anët.Shtroni brumin sfoliatë dhe pritni nga ai shirita të trashesishe 2cm.Vishni dardhën me këto shirita sipas formes së saj dhe ngjeshni fortë dy ekstremitetet që mos ju hapen.Shperbeni te verdhen e vezëve me një pirune dhe lyeni nga jashte dardhën.Siper spërkateni me pak sheqerë.Vendoseni te piqet ne kembe ne furren e nxehur me pare ne 180° per 30 minuta ose deri kur shikoni qe ka marr ngjyre të kuqerremtë nga jashtë.
Sherbejeni me një salse karameli që mund ta blini te gatëshme ose të bëre vet me sheqer, ujë dhe glukozë.
Ju beftë mirë 🙂