Hallva me miell misri
Meqe sot per gjithe besimtaret myslymane eshte Nata e Kadrit vendosa te sjelle pergatitjen e hallves me miell misri.
PERBERSIT:
1 gote miell misri
gjysem gote sheqer
700 ml uj te nxehte
nje grushte arra
2 luge gjalpe.
PERGATITJA:
Pergatisni sherbetin duke vene ujin te perzier me sheqerin ne zjarre te mesem deri sa te mare vale.
Nderkohe ne nje ene qe nuk ngjite shkrini gjalpin dhe hidhni ne te miellin,Skuqeni derisa mielli te marri ngjyre karamel,Shtoni sherbetin kur te jete gati dhe perzieni mire deri sa te perfitoni nje brume homogjen dhe pa kokriza,Shtoni arrat e grira trashe dhe vazhdoni perzijeni derisa brumi te shkeputet totalishte nga anet e enes dhe ka formuar nje top,Me ndimen e luges se njomur me uje formoni forma me hallven.Lereni te ftohet plotesishte para se ta konsumoni.
Ju befte mire 🙂