Cheese Cake sipas menyres time
Kisha ne shtepi fiq dhe rush te that dhe eksperimentova ne nje recet cheese cake te ftoht.Po ju le me receten
PERBERESIT:
200 gr rrush dhe fiq te thate
400 gr biskota te thata
300 djath philadephia(filadelfia)
300 gr djath mascarpone
250 gr gjalpe
2 te bardha veze
100 gr sheqer
PERGATITJA:
Si fillim vendosni ne nje ene me uj te ngroht fiqt dhe rushin e that per 30 minuta,Nderkoh pergatisni perbersit e tjer.Shkrini gjalpin dhe e lini te ftohet,
Grini biskotat ne mixer dhe i vendosni ne nje ene paksa te thell dhe shtoni pak nga pak gjalpin duke e perzier mir me duar,Hidheni ne nje tortier me ane paksa te larta ,me mire nese eshte me ane qe hapet dhe ngjesheni mire me duar biskotat anash dhe ne fund duke krijuar nje shtres ne fund dhe ne muret anash tortieres.Vendoseni ne frigorifer per 1 ore ose te ngrirja per 30 minuta
Nderkohe,shtrydhini mire nga uji fiqte dhe rushin dhe pritini ne copa te vogla.Rrihni te bardhat e vezes deri sa te formohet shkuma,shtoni ngadal sheqerin dhe djathrat duke i perzier gjithmon ne fund shtoni fiqte dhe rrushin e thate.Kremin e perftuar e hidhni ne tortieren me biskota dhe e vendosni perseri ne frigorifer per te pakten 6 ore.
Rezultate me te mira do te kini nese e pergatisni Cheese Cake nje dite perpara.
Serviret e ftohte e shoqeruar me shurup karameli ose shurup frutash.