Trileçe
6 vezë
200 gr. miell manitoba (ose 150 gr. miell manitoba dhe 50 gr. miell orizi në këtë mënyre do rri edhe më e lehtë)
100 gr. sheqer
700 ml deri në 1 litër qumësht
300 ml. qumësht i kondesuar (Panda)
450 ml. pana të freskët lëng
16 gr vanilje pluhur ose dhe esencë vanilje.
rreth 500 gr. salc karameli i gatshëm ose të bërë vete nga ju. Recetën për salsën e karamelit e gjeni në fundë të postimit.
Ndajmë të verdhat e vezëve nga të bardhat dhe të bardhat i rrahim deri sa të na bëhen shkum. Shtojmë pak nga pak sheqerin duke i përzier gjithmon me rrahesin elektrik. Shtojmë një nga një dhe të verdhat,i përziejm dhe në fundë shtojmë miellin e përzier me vanilie duke i situr qe mos na fomohen kokriza. I përziejm ngadalë nga poshtë lartë me ndihmën e një spatule kuzhine deri sa të përfitojme një brum homogjen. Lyejm një tavë me gjalpë dhe miell, hedhim në të brumin. E vendosim në furrën e nxehur më parë në 170°-180° për 20- 30 minuta. Beni proven e shkopit nëse është pjekur apo jo.
Ndërkohë përziejme qumshtin e kondesuara me qumshtin normal deri sa qumshti i kondesuar të shkrihet plotësisht.
Kur pandispanja të jet pjekur e lëm të ftohet disi dhe e heqim nga tava. E shpojmë nga një ane me ndimen e nje shkopi gatimi dhe hedhim panen e fresket ne tave.Vendosim perseri pandispanjen ne tave nga krahu qe e kemi shpuare dhe sipër hedhim qumëshat e përzierë me ndihmën e nje garuzheje.Nëse ështe e nevojshme e lëjme pak minuta sa ta thithi dhe pastaj hedhim siper pjesën tjetër të qumshit. E lyejm me salcën e karamelit dhe e lëjme te pushoj në frigorifer të pakten 1 orë. ( nëse salcën e karamelit e keni blerë,lyeni me të para se ta servirni trileçen sepse e imja e thithi të gjithë salcën e karamelit dhe mu desh ta lyeja për së dyti por nëse ju e përgatisni vetë lyeni direkt pasi e përgatitur në shtepi ajo del me e trashë dhe pandispanja nuk arrinë ta thithi komplet.)
PS: Në mungese te miellit te orizit mund ta bëni vetëm me miell manitoba por nga trileçet e blera në pastiçeri shija që ju afronte më shumë ishte nëse e përgatisje me miell orizi. Natyrishtë ky është një personalizim i imi por është dhe rezultati më i mirë ndaj unë jua sugjeroj të tillë.
Ju bëfte mirë 🙂
Për Salcën e karamelit:
Në një enë të gjerë dhe me fundë të trashë vendosni 400 gr sheqer në zjarrë të avashët. Fundi i trashë i enës shërben për të ruajtur nxehtësin e karamelit dhe ta mbaje atë kostante gjatë përpunimit.
Në një enë tjetër vendosni 200 ml ujë të perziere me 16 gr vanilje, të nxehet deri sa te marre vale.
Kur sheqeri të karamelohet dhe të ket marrë ngjyrën klasike të karamelit shtoni më shumë kujdes ujin e nxehtë duke e përziere shumë shpejt derisa të formoni nje salce të trashë .Ju sygjerojë që gjatë kësaj proçedure ti mbështillni duart me beze kuzhine në këtë mënyre do evitoni të digjeni nga ndonjë spërkatje e karamelit.Lëreni të ftohet në teperature ambienti dhe shtrojeni sipër trileçes.
Në vënd të vaniljes mundë ta aromantizoni me aromën që deshironi.