Torta Sacher
Sachertorte siç thuhet ne gjermanishtë është torta e famshme Austriake.E njohur në gjithë botën per shihje e saj por dhe për kalorit që mbanë.E krijuar nga një stazhist 16 vjecar Franz Sacher ne 1832.Torta lindi ate dite qe pasticieri i ri po zëvendesonte nje chef të famshem pasi u sëmure dhe i duhej të përgatiste një ëmbelsire për princin Von Mitternich Winnesburg.Pasi ishte menduar gjatë, vendosi të kombinoj midis tyre përberes të thjeshtë por dhe tradicionale për të pasur nje shije delikate dhe të shijshme.Embëlsira rezultoi e shkëlqyer dhe nga ajo ditë torta mori emrin tij,Sacher.Përgatitet në gjithe boten por receta e saj origjinale ruhet me shumë sekret në Vienë dhe nuk i eshte then askujtë derime sotë.
Thuhet që për përgatitjen e sajë përdoren përbrës natyral pa konservantë dhe të përgatitur në shtëpi.Jan dy hotele të famshmë ne Vienë të cilët kanë patentën për të përgatitur tortën Sacher të vertet.’Hoteli Imperial dhe Hoteli Regina” te cilet shpeshe here kan arritur deri në çeshtjet ligjore kush e përgatit receten origjinale dhe të vertetë.
Unëi kam provuar në të dy hotelet dhe skam kuptuar asnjë diferenc ndajë tyre.
Tani të kalojm te torta Sacher që kam përgatitur unë.Eshtë një punë e stërgjatur për të arritur rezultate të shkelqyera por mundi më besoni ja vlen.Kalorit spo i zëj në goje fare më mirë.Pamja e tortes time nuk është dhe aq e kurur pasi i fejuari im nuk e la të mpiksej siperfaqja dhe shkrimi por e kishte nisur.Duhet të shikonit fytyrën time kur e pashe pasi më duhej dhe për foto dhe ai e kishte nisur 🙁 Pamja skishte më rëndesi kur shijova rezultatin isha tepër e kënaqur me vetën.Po ju lë me recetën
PERBERSIT:
150 Gr miell
150 gr çokollatë e zezë
150 gr gjalpë
5 vezë
150 gr sheqerë
16 gr vanilie
pak kripë
Për mbushjen sipër dhe brenda:
200 gr çokollatë e zezë
350 gr marmalat kajsie
150 gr sheqer
100 ml ujë
PERGATITJA:
Shkrini çokollatën në banjomari.Shkrini dhe gjalpin dhe bashkojeni me çokollatën.Perzijini mire. dhe lereni te ftohet disi.Ndani të verdhat e vezëve nga të bardhat. Shtoni të verdhat e vezëve te çokollata e shkrirë me gjalpe,përzijini.Rrihni të bardhat e vezëve dhe formojini ne shkume,shtoni sheqerin dhe vaniljen dhe rrihini përseri derisa shkuma të jetë e formuar mire.Shtojini te çokollata pak nga pak duke i perzier me delikates.Kur të gjithë perbersit te jen lidhur mire me njera tjetren eshte koha te shtoni miellin duke e situr ne kete menyre nuk do ju formohen kokrriza.Shtoni dhe pak kripë sa ju kapin dy majat e gishtave.
Lyeni një tortierë të diametrit 24-25 cm me gjalpë dhe miell ose vendosni letër furre poshtë,shtoni në të komposton e brumit.Piqeni në furrën e nxehur me pare ne 180° per rreth 40 minuta.Ose bëni provën me nje stucikadentë duke e futur në mes dhe nese del i pastër atëher torta ështe pjekur.Lëreni të ftohet dhe hiqeni nga tortiera dhe lëreni të ftohet plotësishtë.
Bëni një prerje horizontale të tortës dhe në njërin diskë shtroni 200 gr nga marmalata me kajsi.Vendosni sipër gjysmën tjetër të tortës.Shkrijeni pjesen e mbetur të marmalates që ju ka ngelur dhe kalojeni në një sitë te imet në mënyre të tillë që të përfitoni vetem lëngun e trashë.Me këtë lëngë lyeni komplete pandispanjën dhe anët,me ndihmën e nje furçe kuzhine ose spatule.Lërëni të pushoje për 30 minuta.Kjo shërbene që pandispanja të thithë gjithe masën e marmalatës së kajsisë.
Ndërkohe pergatisim mbulesen sipër me çokollate duke përgatitur një shurup me 100 ml ujë dhe 150 gr sheqer.Vendoseni në zjarrë të ulet dhe shtoni copat e çokollatës duke i përzier vazhdimishtë deri sa të shkrijë komplet dhe të fillojë të trashët.Këtë masë me çokollatë të shkrire e hedhim sipër tortës dhe e shperndajmë me spatul gjithandej.E lëmë të mpikset për 20 minuta.Pastaj më ndihmën e një letre duke e bere ne forme konike shtoni në te pak çokollatë të shkrire dhe shkruani frazën Sacher mbi tortë.Lërëni të pushoj për të paktën 2 ore para se ta konsumoni,në këtë mënyrë gjithë aromat do jen bashkuar me njëra tjetrën dhe vetem atëher do ndjeni shijen e vërtët të tortes Sacher.
Ju bëfte mirë 🙂