Crostata (krostat) me mollë
Kjo është një nga mënyrat për të bëre krostaten me mollë.Eshtë nje ëmbelsirë shumë e shijshme sidomose për çajin apo kafen e mbasdites.
PERBERSIT:
750 gr mollë
1 luge çaji kanell
1 limon
1 e verdhë veze
3 lugë sheqere.
PERGATITJA:
Përgatisni brumin frolla (te shkrifet) sipas kesaj recete.Ju rekomandoj të përgatisni pak më shumë brumë pasi ju nevojitet për shiritat sipër krostatës.
Nderkohë që brumi pushonë përgatisni mbushjen me mollë duke qëruar mollët dhe prerë në copa shumë të vogla.I vendosim në një enë me 3 lugë sheqer dhe 1 gotë ujë dhe lëngun e një limoni të shtrydhur.I lëme të gatuhen në zjarre të avashet derisa të zbuten plotesishtë dhe pas kesaj i shtypim me pirun duke i coptuar disi duke përfituar një tipe pureje.Shtojmë kanellën e përziejmë mirë dhe e lëme të ftohet
Hapim brumin dhe e vendosim në tepsim ku do ta pjekim,E shpojmë me pirunë dhe shtrojmë në të dhe puren e mollëve.Me pjesën tjeter të brumit që ju ka tepruar përgatisni shirita dhe kryqëzoini sipër krostates.Rrihni të verdhën e vezëve me pak ujë dhe me ndihmën e një furçeje kuzhine lyeni sipër shiritat e krostatës.Vendoseni të piqet në furren e nxehur më parë në 180° për 20-25 minuta.
Lereni të ftohet disi dhe shërbejeni.Ideale sikur sipër cdo fete që do shërbeni të vendosni një lugë akullore me vanilje.
Ju Befte mire 🙂