Te jesh femer……dhe blogere
Besoj se ne keto momente eshte imazhi qe me perfaqeson me se miri por me shum vite mbi shpin dhe me nje mace perkrah.Eshte fundi i dites dhe vetem tani kam pak kohe per veten.Jemi dy persona ne shtepi dhe punet nuk mbarrojn kurre.Besoja se te kishe nje makine fotografike gjysem profesionale,pasionin per te shkruar dy rrjeshta ne nje gjuhe qe nuk eshte e jotja mund te beje blogeren.
Por …….nuk eshte kaq e lehte sa e mendoja 🙁 Te merr kohen sepse duhet te inpenjohesh nga nje foto ne tjetren,te kerkosh fjalet qe nuk di ti shkruash ne google tradutore per blogun ne italishte.Rroft google meqe ra fjala 😛 .Por nuk eshte gjithmon keshtu ne jete sepse po nuk rrezikove nuk meson kurre:dhe un rrezikova dhe nuk e di akoma nese kam fituar por di me siguri qe rrezikova gjithcka per dashurin me D te madhe me sakt me E te madhe dhe u gjenda ne nje qytet ku nuk njoh askend.Ju dedikova me shpirt ketij blogu sepse te rrije ne shpi pa bere asgje ishte deshperuese.Dhe mesova te vrapoj nga nje vakt ne tjetrin,e u gjenda me nje dore duke hekurosur dhe me tjetren duke perzier salcen e makaronave.Me bigodina ne koke ose me pjastren ne njeren dore dhe me tjetren duke shkruar neper rrjeshta e nje postimi.Dhe e gjeta veten te rritur,shum te rritur,dhe kuptoj qe koha e lojrave mbaroi qe ne momentin kur largohesh nga ngrohtesia dhe dashuria e famijles.Kur largohesh nga shtepia jote Dhe ateher kerkon me çdo kushte te ndertosh nje tjeter qe ti ngjaj asaj qe le.Te gjesh menyren qe bashkshorti jot,i fejuri i dashuri apo shoku i jetes tju shohi akoma terheqese dhe pse ate dite ti mund te kesh gatuar qofte me leng ose ke bere peta per byrek,sepse blogu smund te rri pa post,sepse lexuesit presin dhe bota virtuale qe ke krijuar me ta pret,sepse ti nuk je me vetem.
Ka thene qe pas çdo blogu te madhe ndodhet nje burre i uritur…..Por un them qe pas cdo blogu te madhe ndodhet nje femer qe ndahet ne 4 copa per tu kujdesur per veten,per tu kujdesur per bashkshortin,femijet,per te pastruar shtepin dhe per tu kujdesur per miqt me pellushe 🙂
.Un them qe pas cdo blogu te madhe eshte nje femer qe pret me ankth te pakta momente te qeta per te pire e qet nje kafe dhe duke hedhur syte rrotull te shohi qe cdo gje eshte ne vendin e vet sepse vetem atehere shplodhet.Sepse ne femrat keshtu jemite brishta dhe te forta,vrapojm por e dime se kur duhet te ndalemi,jemi si dallget,si era…..
Po e mbyll duke ju lene me disa rrjeshta te ORIANA FALLACIT
Te jesh grua eshte mahnitese,eshte nje aventure qe kerkon shum kurajo,nje sfide qe nuk merzit kurre,Ke shum gjera per te marr persiper nese lind grua,si fillim duhet te luftosh per te mbrojtur iden se nese ZOTI eksiston mund te jet nje zonje e moshuar me floke te bardha por mund te jete dhe nje vajze e bukur.
Pastaj ke per te luftuar per te shpjeguar qe diten qe EVA morri mollen nga pema e ndaluar nuk lindi mekati por nje virtyt mahnites i quajtur “mosbindje”.Pastaj ke per te luftuar per te treguar qe brenda trupit tende te rrumbullakte e te derdhur ,ndodhet nje zgjuarsi qe kerkon te degjohet.
(O.FALLACI)